Aktorja Penelope Cruz bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Aktorja spanjolle, Penelope Cruz në llogarinë e saj në rrjetet sociale bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Cruz publikoi një postim për Gazën në llogarinë e saj në Instagram. Në postimin e saj, Cruz përdori frazën “Ceasefire Now” (Armëpushim Tani).

Një grup yjesh të Holivudit, përfshirë edhe Cruz, publikuan një manifest duke akuzuar Izraelin për “gjenocid” në sulmet e tij në Gaza në vitin 2014 dhe kjo shkaktoi një bujë të madhe.

Manifesti thoshte se Izraeli ishte “vendi pushtues që më së shumti nuk i bindet rezolutave të OKB-së, më pak respekton të drejtat e njeriut dhe praktikon terrorizmin shtetëror”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne