Akuzat e Ahmetajt, Noka: Qeveria kërcënon me jetë këdo që i del kundër

Flamur Noka nga Kryesia e Kuvendit u ndal në një prononcim për mediat.

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PD-së, Noka u ndal te deklaratat e Arben Ahmetajt.

“Shoh me shqetësim të madh deklaratat që vijnë nga numri dy i Rilindjes, që qartësoi shqiptarët se kemi të bëjmë me një organizatë mafioze. Ky ishte një alarm i madh. Qeveria vjedh dhe vetëm vjedh dhe pronari i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj. SPAK vepron në prapavijë. Ai mbulon pronarin dhe fsheh këmbët. Në Shqipëri nëse do të kishte drejtësi të pavarur, sot qeveria duhet të kishte rënë. SPAK duhet të marrë të pandehur Ramën dhe Veliajn dhe Blerim Hoxhën”, tha Noka.

Gjithashtu përjashtimi i deputetëve në seancën e fundit, tregon qasjen armiqësore ndaj opozitës. Për këtë kemi vendosur të thërrasim sot në orën 17:00 protestë për parlamentarizmin. Ai paralajmëroi përshkallëzim të aksionit në Kuvend, ndërsa nuk dha detaje pasi tha se gjithçka do shihet nga shqiptarët live. /gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne