Akuzohet për tre vepra penale/ Gjykata shtyn më 4 qershor seancën për Agim Kajmakun

Është shtyrë më 4 qershor seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të Bashkisë Vorës, Agim Kajmakut.

Kajmaku po gjykohet në mungesë, ndërsa shkak për shtyrjen është bërë mosparaqitja e avokatit të tij.

Prokuroria firmosi urdhër- arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar, i cili ndodhet prej shtatë muajsh në arrati.

Ish kryebashkiaku u denoncua nga Partia Demokratike se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash, kur kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit.

Prokuroria e akuzon ish- kryebashkiakun për tre vepra penale ”Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. ”Falsifikim i dokumenteve” dhe ”Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne