Akuzohet se ka përfituar tendera, GJKKO lë në burg biznesmenin Valter Begaj

GJKKO vendosi sot vazhdimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Valter Begaj.

Nga hetimet e SPAK, rezulton se Begaj konsiderohet si ortak i Evis Berberit, dhe si personi kyç që ka shërbyer për të pastruar paratë e përfituar përmes tenderave të paligjshëm nga kreu i ARRSH-së.

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Kërkuesi Valter Begaj më datë 27.05.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Kërkohet informacion me shkrim mbi gjendjen e procedimit penal Nr. 214/2023 dhe verifikimin e nevojave të sigurimit për personin nën hetim Valter Begaj”.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në nenin 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 309, datë 26.07.2024, vendosi:
  3. Verifikimin dhe marrjen e informacionit nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi hetimet e kryera dhe nevojat e sigurimit për rastin objekt gjykimi.
  4. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale të caktuar ndaj shtetasit Valter Begaj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me anë të vendimit Nr.21, datë 13.03.2024, miratuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar m/tpze anë të vendimit Nr.16, datë 25.04.2024.
  5. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës kërkuese.
  6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

/tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne