Të ndodhur në kushte të rënda psikologjike, pas humbjes së djalit 12-vjeçar, familja Sadiku nuk pranoi të bëj autopsinë. Kjo e deklaruar edhe nga vetë nëna tij.
Por për të përcaktuar shkakun real të vdekjes së Leo Sadikut, familja i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës, bërjen e autopsisë.
Shkresa mban datën 3 shkurt, por që prej asaj date e deri më sot, (17 ditë) Prokuroria e Tiranës, nuk ka kryer asnjë veprim, për kryerjen sa më të shpejtë të proçedurave.
Bërja sa më e shpejtë e proçedurave për autopsinë, teksa kanë kaluar 44 ditë nga varrimi, do të mundësonte të dhëna më të shumta sa i takon shkakut të vdekjes së Leo Sadikut.
Familja Sadiku, i kërkon Prokurorisë së Tiranës, kryerjen sa më të shpejtë të proçedurave, dhe zbardhjen e ngjarjes.
Pak ditë më parë Prokuroria e Korçës shpalli moskopetencë për rastin e Leo Sadikut, duke ia kaluar çështjen Prokurorisë së Tiranës. Kjo Prokurori e ka regjistruar procedimin penal, per ceshtjen çka nënkupton se Prokuroria e Tiranës, tashmë duhet të kryej hetime të thelluara për rastin.
Familja Sadiku, protestoi 2 ditë më parë përpara Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar drejtësi e përgjegjësi për humbjen e tyre. Ata akuzojnë mjekët e Korcës dhe ata të QSUT, se nuk i kanë kryer djalit të tyre diagnostikimet e duhura (eko zemre, skaner, ekg), madje as trajtim të duhur, çka solli vdekjen e tij./BW