Alarm/ Në Evropë po hynë një drogë e re, krijon varësi të skajshme!

Eksperti i kriminalistikë Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, ku shprehet se në Evropë po hynë një drogë e re.

Ai shprehet se kjo drogë është shumë toksike dhe krijon varësi të skajshme, ndërsa shton se përzërja bëhet me kerozinë, hi vullkanik, “mbetje të bërsisë së gjetheve të kokës dhe mbi të gjitha me pluhur të eshtrave njerëzore”.

“Në Evropë po hyn “Kokaina Bazuko”, droga e re dhe shumë e lirë për tu përballuar cilido. Alarmi vjen për shkak se është shumë toksike dhe krijon varësi të skajshme. Përzërja e bëhet me kerozinë, hi vullkanik, mbetje të bërsisë së gjetheve të kokës dhe mbi të gjitha me pluhur të eshtrave njerëzore. Kjo po e bën prodhimin e saj shumë kriminal. Tashmë kartelet në Kolumbi po hedhin sytë nga varrezat e qyteteve. Ndërkohë, në lindjen e mesme vazhdon trafiku i konfirmuar i kafkave njerëzore për këtë qëllim”, shkruan ai./gazetaimpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne