Albin Kurti mbështet LGBTQI në Kosovë, qëndron në krye të Paradës së Krenarisë në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbëhtetur hapur shthurjen e shoqërisë dhe familjes në Kosovë duke mbështetur komunitetin e LGBTQI. Kreu i qeverisë së Kosovës, vend me shumicën e shoqërisë muslimane, i votuar dhe mbështetur nga muslimanët tani ka ndryshon drejtim dhe mbështet shthurjen e shoqërisë.

Kurti jo vetëm që lejoi, por mori pjesë dhe ishte në krye të marshimit të LGBTQI në Prishtinë në atë që ata e quajnë “Parada e Krenarisë” por që të gjithë e dinë që nuk ka krenari, dinjitet dhe moral. Pasi mori pjesë vetë në turpin e Prishtinës, kryeministri që paguhet edhe me taksat e muslimanëve, bën thirrje për pranimin e tyre në shoqërinë Kosovare.

“Republika jonë është demokratike. Nuk e përjashton asnjërin dhe garanton barazi për të gjithë dhe secilën e secilin. E është pikërisht barazia që na e mundëson bashkimin, pamundëson përjashtimin dhe sjell gjithëpërfshirjen.

Slogani “Kemi qenë dhe do t’jemi”, jep mesazhe të dashurisë, të të drejtave, pa paragjykime. Parada e krenarisë afirmon diversitetin dhe kundërshton stigmatizimin. E ndryshmja reflekton larminë e qenies sonë njerëzore, jo shkakun a arsyen e diskriminimit të tjetrit”, shkruan Albin Kurti në “Facebook”./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne