Albin Kurti takohet me Papa Françeskun.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me Papa Françeskun këtë të enjte, në Vatikan.Per ata qe nuk jane ne dijeni shteti Vatikanit nuk e njeh akoma pavansine e Kosoves. Nuk e njeh akoma gjakun e mijerave civile femije, gra e pleq te vrare e te masakruar nga genocidi serb. Vatikani eshte nje tjeter shtet pervec Spanjes, Sllovakise, Qipros Greke, Rrumanise dhe Greqise qe nuk e njohin panvarsine e Kosoves.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se Kurti ka thënë se Republika e Kosovës është e përcaktuar për paqe, dialog dhe bashkëpunim.

“Biseduan për rininë dhe ardhmërinë, për figurën, veprën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë, për Letnicën e Vitisë ku asaj i erdhi thirrja për devocion, dhe për bashkëjetesën multi-fetare në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Kurti më tej e njoftoi papen edhe për suksesin demokratik dhe ekonomik të vendit, dhe për arritjet e qeverisjes së deritanishme, duke theksuar faktin që jemi qeveria e parë që po ndanë shtesa për nënat lehona dhe fëmijët deri në moshën 16 vjeç, si politikë mbështetëse për ta.

Për besimin e tij, kryeministri Kurti ka shtuar se politika është shërbim, teksa e ftoi Papa Françeskun që ta vizitojë Kosovën, pas rikuperimit të shpejt dhe të mirë nga operacioni kirurgjik që kishte së fundmi.

Kjo ishte vizita e parë zyrtare e kryeministrit Kurti në Vatikan dhe takimi i parë i tij me Papa Françeskun.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne