Aljazeera sjell foto nga masakra e Izraelit në Gaza në mesin e një frike për pushtim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se kishte urdhëruar “sulme masive” në Rripin e Gazës pas një përshkallëzimi dy-ditor të gjendjes në të cilën janë vrarë nëntë palestinezë dhe tre izraelitë.

“Këtë mëngjes i kam dhënë udhëzime IDF-së (Forcat e Mbrojtjes të Izraelit) që të vazhdojë me sulme masive kundër terroristëve në Rripin e Gazës,” tha sot Netanyahu në një deklaratë pas konsultimit me kabinetin e tij të sigurisë.

“Unë gjithashtu dhashë urdhër që forcat izraelite përreth Rripit të Gazës të shtohen si në tanke, artileri dhe këmbësori”, shtoi Netanyahu, duke shtuar frikën për një sulm tokësor në Gaza.

Luftimet e reja, të cilat nisën fillimisht të premten, u shtuan shumë këtë të dielë. Palestinezët mundoheshin që ti shpëtonin sulmeve izraelite në Gaza, ndërsa sirenat paralajmëronin izraelitët që të vraponin dhe të hynin nëpër strehimore, ndërkohë që interceptoret e raketave shpërthenin në qiell raketat e nisura nga Gaza.

Mediat izraelite raportuan se luftëtarët e Gazës gjatë dy ditëve të fundit kanë hedhur më shumë se 400 raketa në fshatrat dhe qytetet e Izraelit jugor dhe se sistemi anti-raketor Iron Dome i Izraelit kishte kapur më shumë se 250 prej tyre.

Zyra e medias së qeverisë në Gaza tha se përveç bombardimeve të artilerisë që shenjestruan 200 zona civilësh në Rripin e Gazës, duke përfshirë godina banimi, xhami, dyqane dhe institucione mediatike, nga aeroplanët luftarakë izraelitë u kryen gjithashtu edhe 150 sulme ajrore.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, rreth 40 palestinezë janë plagosur në këto sulme.

Që nga dhjetori i vitit 2008 Izraeli ka kryer tre luftëra kundër Gazës.

Lufta e fundit në vitin 2014 dëmtoi rëndë infrastrukturën tashmë të dobët të Gazës, duke bërë që Kombet e Bashkuara të paralajmëronin se rripi do të bëhej “i pabanueshëm” nga viti 2020./aljazeera/Gazeta Impakt

Zyra e medias së qeverisë në Gaza tha se aeroplanët luftarakë izraelitë kryen rreth 150 sulme. Veç sulmeve ajrore pati edhe bombardimeve të artilerisë që shenjestruan 200 zona civilësh në Rripin e Gazës, duke përfshirë godina banimi, xhami, dyqane dhe institucione mediatike. [Mustafa Hassona / Anadolu / Getty Images]
Një njeri ecën përreth një shtëpie të dëmtuar pasi u godit nga një raketë që u hodh nga Gaza për në qytetin izraelit të Ashkelonit. [Amir Cohen / Reuters]
Një grua palestineze kontrollon shtëpinë e saj pasi u godit nga sulmet ajrore izraelite në Rafah në jug të Rripit të Gazës. [Abed Rahim Khatib / NurPhoto / Getty Images]
Një ushtar izraelit kalon pranë një makine të goditur nga një raketë e gjuajtur nga Gaza afër kufirit Gazë-Izrael. [Ariel Schalit / AP Foto]
Një grua palestineze kontrollon një apartament të rrafshuar pasi ushtria izraelite kreu sulme ajrore në lagjen Er-Rimal të qytetit të Gazës. [Mustafa Hassona / Anadolu / Getty Images]
Izraelitët mbrohen, ndërkohë që sirenat paralajmërojnë për raketat që vijnë nga Gaza në luftimet ndër-kufitare në qytetin jugor izraelit të Ashkelonit. [Amir Cohen / Reuters]
Një palestinez kontrollon dëmet brenda një dyqani veshjesh të goditur gjatë sulmeve ajrore izraelite. [Mahmud Hams / AFP]
Palestinezët përqafohen para mbetjeve të një ndërtese të shkatërruar në sulmet ajrore izraelite në qytetin e Gazës. [Suhaib Salem / Reuters]
Një djalë i vogel palestinez hyn në apartamentin e dëmtuar të familjes së tij pas një sulmi ajror izraelit në Rafah në jug Rripit të Gazës. [Said Khatib / AFP]
Motra e Imad Nseir, e cila u vra në një sulm ajror izraelit, reagon me dorën e ngjyrosur me gjakun e tij gjatë varrimit të tij në veriun e Rripit të Gazës. [Mohammed Salem / Reuters]

Palestinezët qëndrojnë përballë një ndërtese shumëkatëshe të shkatërruar, e cila u godit nga sulmet ajrore izraelite të shtunën vonë në qytetin e Gazës. KHALIL HAMRA / AP FOTO

burimi: aljazeera/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne