Muslimanët në Australi dhe Indonezi falin namazin e parë të teravisë

Muslimanët në Australi dhe në Indonezi kanë vërshuar nëpër xhamitë për ta falur namazin e parë të teravisë me rastin e ardhjes së muajit të Ramazanit, raporton Anadolu Agency.

Muslimanët e Australisë, të cilët janë përgatitur për agjërimin që do të fillojë nga dita e nesërme, janë tubuar në mbi 200 xhami, faltore dhe vende të tjera të adhurimit në mbarë vendin.

Besimtarët në Melburn u mblodhën në Xhaminë Meadow Heights, një nga xhamitë më të ngjeshura në vend.

Në një prononcim për AA, imami i xhamisë Nusrettin Öztürk uroi që ky muaj të jetë në dobi të gjithë njerëzimit.

“Lus Zotin e lartësuar që muaji i Ramazanit të jetë muaji kur njerëzit e persekutuar dhe të shtypur të shpëtojnë sa më parë nga tiranët dhe shtypja dhe bota në të cilën jetojmë të bëhet një botë më e mirë, më e mbarë dhe ku njerëzit mund të jetojnë me dinjitet më të lartë”, u shpreh Öztürk.

Ndërkohë, Murat Shirin, pjesë e xhematit të xhamisë, tha se ndihet i lumtur për ardhjen e Ramazanit.

“Zoti na mundësoftë ta përjetojmë të njëjtën edhe vitin e ardhshëm”, theksoi Shirin.

Sipas shifrave zyrtare, në Australi jetojnë 604.200 muslimanë, që përbëjnë 2,6 për qind të popullsisë totale prej mbi 25 milionë banorëve.

Gjithashtu dhe muslimanët të cilët mbushën xhamitë në kryeqytetin Xhakarta, falën namazin e parë të teravisë së muajit Ramazan.

Besimatarët u mblodhën në xhami para teravisë, ku u përgatitën shpirtërisht për këtë muaj duke u lutur dhe lexuar Kur’an-in.

Autoritetet njoftuan se gjatë këtij muaji është shkurtuar edhe orari i punës.

Muslimanët në Xhakarta do të agjërojnë 13 orë e 23 minuta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne