Altun: Nuk do të lejojmë kurrë që terrorizmi të hartojë politikën e Turqisë

Kreu i Komunikimeve të Presidencës së Turqis, Fahrettin Altun lidhur me sulmin terrorist në Ankara deklaroi se “Nuk do të lejojmë kurrë që terrorizmi të hartojë politikën e Türkiye-s, do të vazhdojmë luftën kundër terrorizmit në çdo fushë”.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Altun përcolli të shkuarat e tij për policët e plagosur lehtë në sulmin terrorist para Ministrisë së Punëve të Brendshme, për ministrinë dhe Ankaranë.

Pas tentativës për sulm në të cilën u neutralizuan dy terroristë, hetimet dhe punimet e nevojshme janë kryer me përpikmëri nga institucionet përkatëse, njoftoi Altun i cili më tej tha:

“Ashtu si në të gjitha proceset e ngjashme edhe në këtë proces ftojmë qytetarët tanë që duke i kushtuar rëndësi të jenë të ndjeshëm ndaj aktiviteteve të dezinformimit dhe të marrin në konsideratë informimet e kryera nga burimet zyrtare. Duam të theksojmë edhe një herë rëndësisë që mediat tona të vazhdojnë aktivitetet e tyre të lajmeve mbi këtë temë me vetëdijen e përgjegjësisë. Nuk do të lejojmë kurrë që terrorizmi të hartojë politikën e Turqis, do të vazhdojmë luftën kundër terrorizmit në çdo fushë”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne