Ambasada Ruse i pergjigjet misionit ukrainas pёr “shkeljet” e të drejtave të tatarëve të Krimesë

Ambasada e Rusise ka bere komentin me poshte, në lidhje me publikimet e pavërteta të misionit diplomatik ukrainas pёr “shkeljet” nga Rusia tё të drejtave të tatarëve të Krimesë:

Tërhoqi vëmendjen tonë përpjekja e radhёs e Ambasadës ukrainase në Shqipëri për të përdorur temën e të drejtave të njeriut për promovimin e tezave rusofobike të regjimit të Kievit në hapësirën informative shqiptare. Këtë herë, në prag të “samitit” të të ashtuquajturës “Platforma e Krimesë”, e planifikuar për 23 gusht të këtij viti, diplomatët ukrainas vendosën të kujtojnë të ashtuquajturat “shkelje” nga Rusia të të drejtave të tatarëve të Krimesë. Në lidhje me këtë, do të donim të shënonim sa vijon.

Kujdesi i deklaruar nga ekipi i Zelensky-t për tatarët e Krimesë nuk është gjë tjetër veçse një dredhi koniunkturore, e cila synon ruajtjen e interesit të sponsorëve perëndimorë dhe marrjen prej tyre të ndihmës financiare për të vazhduar gjakderdhjen, me qëllim pёrhapjen e saj edhe në Krime.

Dëshirojmë të kujtojmë se që prej vitit 2014 Kievi ka kryer bllokadën e transportit, atë energjetike dhe të ujit të Krimesë. Veprime të tilla dukshëm nuk përputhen me “kujdesin” dhe “shqetësimin” e treguar sot për fatin e krimeasve dhe kanë padyshim një karakter kriminal.

Diplomatët ukrainas gjithashtu qëllimisht nuk flasin për situatën e të drejtave të njeriut në Krime, e cila ekzistonte kur Krimeja ishte pjesë e Ukrainës. Kështu, deri në vitin 2014 strukturat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut (Komiteti për Eliminimin e Diskriminimit Racor, Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, etj.) fiksuan në mënyrë të përsëritur shkelje të të drejtave të tatarëve të Krimesë, duke përfshirë nivelin e ulët të përfaqësimit të tyre në strukturat shtetërore të Krimesë, përdorimin e kufizuar të gjuhës tatarokrimease në organet shtetërore, mungesën e institucioneve arsimore me mësimdhënien e gjuhës tatarokrimease, mungesën e mbështetjes shtetërore për mediat tatarokrimease, etj.

Por kjo nuk u dënua në Perëndim. Ribashkimi i Krimesë me Rusinë pas referendumit të mbajtur në mars 2014 u mundësoi krimeasve ruajtjen e  kulturës së tyre, të drejtën për të folur në gjuhën e tyre amtare, përfshirë atë ukrainase dhe tatarokrimease, shmangien e operacionit ndëshkues që nisi më vonë nga regjimi i Kievit në Donbas. Pas kthimit në portin e tij të lindjes, Krimeja jo vetëm që u lulëzua ekonomikisht, por gjithashtu u shndërrua në një territor të harmonisë ndëretnike. Pёr kёtё dëshmojnё edhe udhëheqësit e komunitetit tatar të Krimesë që jetojnë në gadishull.

Lexoni më shumë: https://is.gd/cMP1iJ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne