Skandal/ Bashkia Fier 130 MLN lekë dëm ekonomik, furnizon makinat e punonjësve me naftë!

Qeveria Rama kohet e fundit është e mbuluar nga korrupsioni.

Pas arrestimeve, kontrolleve dhe sekuestrimeve të pasurive të zyrtarëve të shtetit sot KLSH ka nxjerrë një raport.

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, ka vjedhur naftën e blerë për bashkinë. Në raport mo statohen shkelje të rënda ku thuhet se Bashkia ka furnizuar me karburant makinat personale të punonjësve, të cilët nuk dalin në terren, por kanë për të kryer detyra vetëm në zyra.

“Nga auditimi i konsumit të karburantit, konstatohet se Bashkia Fier ka nënshkruar kontrata hua-përdorimi me disa nga punonjësit e saj, për përdorimin e mjeteve të tyre. personale në funksion të bashkisë. Për këtë qëllim Bashkia Fier ka mbuluar furnizimin me karburant të mjeteve private të punonjësve”, thuhet në raport.
KLSH thekson se dëmi për këtë abuzim kap vlerat 130 milionë lekë (te vjetra)./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne