Ushtarët izraelitë vrasin 2 palestinezë në Bregun Perëndimor

Në qytetin lindor Jericho në Bregun Perëndimor të pushtuar, 2 palestinezë humbën jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve SND, ushtria okupatore izraelite bastisi kampin e refugjatëve Akbet Jabr të Jerichos.

Ushtarët izraelitë hynë në disa shtëpi në kamp, ​​kontrolluan dhunshëm ndërtesat dhe plaçkitën të gjitha pronat përpara se të largoheshin.

Bastisja zgjati më pak se një orë. Trupat izraelite morën një numër burrash palestinezë në një vend të panjohur, sipas banorëve.

Në përleshjen që shpërtheu mes palestinezëve që donin të pengonin bastisjen dhe ushtarëve izraelitë, humbën jetën dy palestinezë të quajtur Mohammed Ribhi Nujum (25 vjec) dhe Qusay Omar al-Welji (16 vjec) si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët.

Drejtori i spitalit Ariha i tha Reuters se dy të rinjtë u dërguan me urgjencë në spital me plumba në gjoks.

Me gjithë ndërhyrjet mjekësore, u konstatua se të plagosurit nuk mund të shpëtonin.

Ushtarët izraelitë gjithashtu arrestuan një palestinez të quajtur Mohammed Nasser Abu al-Asel në shtëpinë e tij gjatë bastisjes në kampin Akbet Jabr. Më shumë se 200 palestinezë janë vrarë këtë vit në territoret e pushtuara palestineze dhe në Gaza. Shumica e këtyre viktimave janë regjistruar në Bregun Perëndimor/AA/Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne