Në Niger, regjimi ushtarak që mori pushtetin më 26 korrik u ka dhënë ambasadorëve amerikanë, francezë dhe gjermanë 48 orë kohë për t’u larguar nga vendi. Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm i Niamey, i cili e zyrtarizoi vendimin me një letër dërguar zyrave diplomatike. Junta e grushtit të shtetit ka dëbuar edhe ambasadorin e Nigerisë.
Dispozita vjen pas “refuzimit” që diplomatët dyshohet se kundërshtuan një ftesë për të shkuar në selinë e ministrisë mëngjesin e së premtes. Kësaj, vijon komunikata e Niamey, i shtohen edhe “veprime të tjera të qeverisë në kundërshtim me interesat e Nigerit”.
Parisi kundërshton: Puçistët nuk kanë autoritet për ta bërë këtë”
“Franca e ka mësuar kërkesën e puçistëve”, por këta “nuk kanë autoritet ta bëjnë këtë, duke qenë se miratimi i ambasadorit shprehet vetëm nga autoritetet legjitime të Nigerit”. Kështu është raportuar nga Ministria e Jashtme franceze e pyetur nga agjencia France Presse. “Ne jemi duke vlerësuar vazhdimisht kushtet e sigurisë dhe funksionimit të ambasadës sonë”, shtoi ministria./bw