AMBASADORI PODA ZHVILLON NJË VIZITË PUNE NË BASHKINË E YONGKANGU

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Ambasadës për forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Kinën, me fokus bashkëpunimim në nivel rajonal e lokal, Ambasadori Riza Poda zhvilloi një vizitë pune në Bashkinë e qytetit të Yongkangut.
Gjate takimit, Poda i bëri të ditur Kryetarit të bashkisë së qytetit, Zheng Yuntao vullnetin për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet qyteteve shqiptare (në rastin konkret Fierit) dhe Yongkangut, në fushën e teknologjisë, industrisë, turizmit, kulturës etj.
Më tej, Poda i propozoi Kryebashkiakut te Yongkangut, nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi mes të dy qyteteve, duke shprehur bindjen se kjo marrëveshje do të forcojë edhe më tepër marrëdhënjet dypalëshe, vecanërisht në drejtim të shërbimeve bashkiake, investimeve dhe sidomos në fushën e teknologjisë.
Ndërsa, Kryetari i Bashkisë së Yongkangut, z. Zheng Yuntao u shpreh se ishte plotësisht dakort për të filluar një koperim efektiv dhe konkret, në fushat e propozuara.
Edhe në drejtim të shkëmbimit të përvojës, trajnimeve në sektorë të vecantë, realizimit të projekteve të përbashkëta, vijoi Kryetari Yuntao, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë.
Të dy bashkëbiseduesit shprehën bindjen, se ky bashkëpunim do të forcojë edhe më tepër miqësinë mes qyteteve kineze dhe shqiptare por edhe të dy vendeve, Shqipërisë dhe Kinës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne