Shqiperia

Ambasadorja e SHBA mesazh të prerë: S’ka pazare me Reformën Zgjedhore dhe atë në Drejtësi… s’është koha për lojëra

Duke folur nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ku pritet që të  zbardhet vendimi për Luan Dacin, ambasadorja e SHBA-ve u ka bërë thirrje palëve politike që të ndalojë së luajturi lojra.

Ambasadorja Yuri Kim u shpreh para gazetarëve se mesazhi i saj është shumë i qartë, SHBA-të duan atë që do edhe populli shqiptar. Kim u shpreh se Shqipëria nuk mund të jetë aleate e fortë e SHBA-ve dhe pjesë e BE nëse nuk çohet përpara reforma zgjedhore.

Fjala e ambasadores:

“Mesazhi im është shumë i qartë. SHBA duan të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Duam që Shqipëria të jetë aleat i fortë, i aftë i SHBA dhe të jetë pjesë e familjes evropiane. Ju nuk mund ta keni këtë pa reformë zgjedhore, ju nuk mund ta keni këtë pa reformë në Drejtësi. Këto të dyja s’janë pazare, por domosdoshmëri. Është koha të realizohen, jo për lojëra. Është koha të realizohet reforma në Drejtësi dhe ajo zgjedhorja. Është koha që liderët të mbajnë fjalën para shqiptarëve. Kjo është ajo që shqiptarët dhe SHBA-të presin prej tyre.”

Një ditë më parë në një reagim në Twiter, Kim u shpreh  se Reforma në Drejtësi rrezikohet nga një marrëveshje e fshehtë./Tpz

OPINIONE

INTERVISTA