Ambasadorja islamofobe Galit Peleg:Dhimbje për situatën në Izraeli!

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri vazhdon sulmet e saj ndaj Palestinës. Ka shprehur dhimbje për familjarët që kanë humbur jetën në Izraeli ndërkohë që palestinezët kanë dekada që janë të pushtuar.

Ajo që vihet re është mbrojtja që i bëhet shtetit zionist Izraelit nga shtetet perendimore. Islamofobia ka arritur grada të larta kjo për faktin që drejtues të shteve kemi islamofob dhe që urrejnë Islamin.

Ambasadorja islamofobe Galit Peleg ka gjetur mbështetje dhe hapsirë televizive të mbroj Izraelin dhe izraelitet vrasës të muslimanëve palestinez.

Deklarata e Galit Peleg:

“Unë jam e ulur këtu në Shqipëri dhe shoh mediat izraelite në këto tre ditët e fundit. Në fillim pashë ngjarjet deh tani po shoh dëshmitë e njerëzve, çfarë ata kanë kaluar, po shoh numrat që po rriten shifrat e të vrarëve, e të plagosurve. Zemra ime është me ta, po ashtu dhe me miqtë e mi që jetojnë afër Gazës. Natën e kaluar po shihja televizor dhe pashë se djali i një mikut tim kishte humbur jetën është shumë vështirë të rri e ulur këtu dhe të shoh popullin izraelit atje, por të paktën këtu mund të jap ndihmën time, rri ulur këtu me lot në sy dhe e shoh e çfarë po ndodh atje”.

“Sikundër thashë, që ne tani po flasim për rreth 900 të vdekur dhe kjo nuk është as shifra përfundimtare pasi vazhdojnë të gjënë trupa të tjerë. Në spital shifrat janë shumë të larta. Janë 500 qytetarët që janë në gjende kritike. Qytetarët janë thirrur të dhurojnë gjak. Një gjë tjetër që sheh në spitale janë prindërit që vijnë dhe kërkojnë fëmijët e tyre adoleshentë, shumë prej tyre rezultojnë ende të humbur . Prindërit nuk dinë nëse fëmijët e tyre janë marrë peng apo janë vrarë. Imagjinoni, që prindërit shpresojnë që fëmijët e tyre të jenë marrë peng, pasi alternativa tjetër është shumë e tmerrshme”./gazetaimpakt 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne