Historiani Jazexhi mbron Hamas: Nuk është organizatë terroriste, po lufton për lirinë e Palestinës

Historiani Olsi Jazexhi ka dalë kundër islamofobëve politikanë shqiptarë dhe mbrojtur Organizatën e Hamas duke mos e quajtur atë terroriste.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në MCN Tv, Jazexhi tha se Hamas po lufton kundër Izraelit për të çliruar prej tij tokat e pushtuara të Palestinës.

Ai kundërshtoi sjelljen e shtetit shqiptar që sipas tij mban anën e pushtuesve dhe jo atyre që luftojnë për liri, siç kanë bërë në rastin e Ukrahinës.

Jazexhi thotë se Izraeli ka bllokuar çdo gjë në Rripin e Gazës, nga furnizimi me ushqime tek energjia elektrike dhe karburanti duke e izoluar totalisht ndërsa e bombardon çdo hapsirë jo të saj pa marrë parasysh nëse ka civilë apo fëmijë.

“Jo nuk është një akt terrorist. Një akt normal ushtarak. Hamasi është një parti palestineze dhe nga shumica e vendeve të botës konsiderohet si një lëvizje çlirimtare. Izraeli është duke bombarduar Rripin e Gazës, që është futur nën embargo totale. Nga ana tjetër është duke bombarduar dhe vrarë civilë të pafajshëm. Izraeli ka bombarduar dhe shkatërruar 400 pallate. Ministri i Izraelit I ka quajtur palestinëzët kafshë që duhet të shfarrosen. Ka një tërbim masiv nga ana e regjimit Izraelit për të krijuar një zhdukje finale të palestinezëve”, tha ndër tjera Olsi Jazexhi në jo Intervistën për MCN Tv. /GazetaImpakt

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne