AMERIKA ËSHTË SKËRMOQUR NGA RUSIA DHE KINA, TRUMPI ËSHTË I DETYRUAR TA TËRHEQ AMERIKËN NË VETVETEN E SAJ

Nga Bajramm Shabani

Nuk është me rëndësi kush ishte e kush do të bëhet president i SHBA, shkaku që në SHBA nuk vendosë presidenti por institucionet e shtetit dhe forcat e padukshme. Angloamerikanet e ben president Trampin për ta tërhequr SHBA nga Ukraina dhe Tajvani, sepse angloamerikanet e kanë humbur luftën në UKRAINË përballë Rusisë.

Prandaj forcat e padukshme ne marrëveshje me demokratet e ben president Trumpin, për ta tërhequr Ameriken me FAQE të BARDHË nga Ukraina sepse Amerika me gjithë vendet e BE është skërmoqur keq në Ukrainë nga Rusia.

Sikur angloamerikanet ta mundnin Rusinë në Ukrainë Trumpi nuk do të vinte në pushtet në Amerikë, por Trumpin e sollën në pushtet për ta shpëtuar Amerikën duke e larguar nga Ukraina.

Trampi jo që do ta ndaloj luftën në Ukrainë nga dëshira e tij, por Trumpi është i detyruar për ta ndaluar luftën në Ukrainë shkaku që Rusia e ka mposhtur SHBA me 54 shtete të NATO-s ne te gjitha frontet e UKRAINËS.

ÇFARË PRESIM NGA ARDHJA E TRAMPIT NË PUSHTET SI KRYETAR I SHBA.

Trampi do të jetë i detyruar për ta ndalur luftën në Ukrainë shkaku që Perendimi dështoi per ta destabilizuar Rusinë duke e dobesuar nga mbrenda, në vend që të përçahet dhe dobësohet RUSIA u dobesua Perendimi nga lufta e Ukrainës.

Politika amerikane me Trumpin apo pa Trumpin është e detyruar të tërhiqet dhe të mbyllet në vetën e saj pertej Atlantikut, duke i rigrumbulluar forcat per ta ngritur ekonominë e saj dhe pas disa vitesh per tu rikthyer në skenen e gjeopolitikes boterore me e fuqishme.

Politika e jashtme amerikane me Trumpin apo pa Trumpin do të jetë e detyruar për ti vene tarifa prej 100% të gjitha produkteve kineze që hyjnë në SHBA, një gjë të tillë angloamerikanet e ben ne janar te vitit 2020 ku çelikut kinez që trasportohet ne SHBA i vene tarifat 150%.

Qeveria kineze në krye me Xi Jingpinin në planin e tyre pesë vjeçar janë përgaditur që prodhimet kineze qe do ti bllokojnë angloamerikanet ti plasojnë në tregun e tyre të mbrendshëm.

Kina në raport me SHBA ka një vëllim tregtar prej 2000 mijë miljardë dhe me Bashkimin Evropian (BE) 1,5 triljon Euro. Presidenti Tramp hapin e parë që do ta bej ndaj KINËS do të jetë nderprerja e importeve nga Kina nepermjet tarifave doganore prej 100%, duke e mbrojtur prodhimin vendor nepermjet tarifave teje te larta.

POLITIKA E TRAMPIT NDAJ RUSISË DO TË JETË TËRHEQ E MOS KËPUT.

Politika angloamerikane ne krye me Trumpin ne vazhdimesi do te vazhdoj të jetë as paqe e as luftë, në esencë politika amerikane ndaj Rusisë do të jetë armiqësore dhe asnjëherë e sinqertë shkaku qe Perendimi e do shkatërrimin e Rusisë.

POLITIKA E TRAMPIT NDAJ BOTES ISLAME

Politika e jashtme angloamerikane ndaj botes Islame do të vazhdoj të jetë dinake dhe armiqësore, shkaku që Trumpi dhe politika amerikane në esencë është antiislame dhe antiortodokse, antiruse.

Trumpi do të vazhdoj të përkrahë politikën sioniste kunder botës Islame e sidomos kunder IRANIT dhe çeshtjes palestineze.

POLITIKA E TRUMPIT KARSHI KOSOVES DHE SERBISË.

Politika angloamerikane karshi Kosoves dhe Serbisë me Trampin apo pa Trampin do te jetë e njëjtë, angloamerikanet e duan një Serbi properendimore e antiruse anëtare e NATO-s, një Serbi antiruse anetare e NATO-s angloamerikanet ua dhurojnë Veriun e Kosoves por nese duan serbet mund ta marrin tere Kosovën.

Politika amerikane me Trumpin apo pa Trumpin Veriun e Kosoves do te ia dhurojnë Serbisë, kte e ben edhe demokratet me plakun qe mba pampersa Jo BAJDENIN.

JANKIT e xhaxhi Semit nuk bejnë politika emocionale por ata bejne politika pragmatiste, kur e kerkon interesi i tyre e bombardojnë Serbinë me URANIUM të varfëruar dhe i perkrahin shqiptaret.

Por tani kur ua kerkon interesi i tyre qe Serbia te behet anetare e NATO-s JANKIT e xhaxhi Semit janë ne gjendje qe jo vetem Veriun e Kosoves por tere Kosoven ta kthejnë ne kuader të Serbisë antiruse.

Ne politikë nuk ka dashuri e as emocione por ka vetem interesa thoshte ideologu i madh shqiptar Ukshin HOTI./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress