Izraeli ka hedhur mbi 85 mijë tonë bomba në Rripin e Gazës që nga tetori 2023

Izraeli ka hedhur mbi 85 mijë tonë bomba në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani. Autoriteti Palestinez i Cilësisë së Mjedisit me rastin e 6 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Parandalimin e Përdorimit të Mjedisit në Luftë dhe Konflikte Ushtarake të shpallur nga Kombet e Bashkuara (OKB) dha informacion për katastrofën mjedisore në Rripin e Gazës të cilin Izraeli e bombardon prej më shumë se një viti.

Në deklaratën e institucionit thuhet se tokat bujqësore janë shkatërruar plotësisht në Rripin e Gazës ku Izraeli ka hedhur më shumë se 85 mijë tonë bomba që nga 7 tetori 2023 dhe ku janë vrarë më shumë se 40 mijë palestinezë. Bomba e hedhur në Gaza është “mbi bombën e përdorur në Luftën e Dytë Botërore” thuhet në deklaratën ku më tej bëhet e ditur se “Bombardimet e vazhdueshme të Izraelit shkaktuan shkatërrimin e zonave të mëdha bujqësore dhe ndotjen me kimikate helmuese të tokës duke e bërë të papunueshme për dekada”.

Në deklaratë thuhet se Izraeli ka përdorur bomba fosfori në Rripin e Gazës të cilat përbëjnë kërcënim për jetën e njerëzve dhe të gjithë llojeve të organizmave të gjallë dhe se bombardimet dhe kimikatet që rrjedhin në ujërat nëntokësore do të ndikojnë negativisht për dekada në jetën e gjallë në Gaza. Institucioni i bëri thirrje OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar që të marrin masa urgjente për të ndaluar sulmet e Izraelit, për të parandaluar shfrytëzimin e mjedisit për qëllime ushtarake dhe për të zbatuar ligjet ndërkombëtare./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress