Amerikanet barazojne Berishen me Muammar Gaddafin: a do perfundojne Meta me Berishen si Ali Pashe Tepelena?

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi and Gjergji Thanasi analizojne sulmin me te fundem te Departamentit te Shtetit Amerikan kunder ish-presidentit te Shqiperise Sali Berisha i cili eshte shpallur familjarisht non-grata ne SHBA. Analizohet historia e Berishes me amerikanet; plani i tyre per te ndryshuar regjimin ne Shqiperi; mbeshtetur grupet sorosiste / evangjeliste ne marrjen e pushtetit dhe lufta per hequr elitat populiste shqiptare nga pushteti nga Prishtina e deri ne Tirane dhe zevendesimi i tyre me eunuke qe pergatiten ne Uashington.

Permendet rasti i Hashim Thacit, Kadri Veselit, Ilir Metes, Sali Berishes, Fatos Nanos etj. Analizohet besnikeria fanatike e zyrtareve dhe ligjzbatuesve shqiptare, te cilet kane persekutuar shqiptaret per Ameriken: njerez si Eugen Beci, Adriatik Llalla dhe amerikaniste fanatike sikur Sali Berisha te cilet pasi SHBA i ka perdorur me pas i ka hedhur ne koshin e plerave.

Meta me Berishen dhe servilosja e shqiptareve ndaj pushtetit imperialist te Uashingtonit krahasohet me luften qe Porta e Larte beri kunder Ali Pashe Tepelenes, lufte nga e cila ne fakt humbi jo vetem Ali Pashai por te gjithe shqiptaret. Flitet per skenaret sesi Ilir Meta me Sali Berishen mund te shpetojne veten e tyre nga hakmarrja amerikane dhe ne fund Meta dhe Berisha keshillohen qe nese nuk kane mundesi te risjellin demokracine ne Shqiperi – te kerkojne strehim politik ne Moske apo ne Teheran – nese nuk duan te kene fundin e Muammar Gaddafit te Libise i cili nga nje aleat i Uashington perfundoi i vrare nga avionet e NATO-s.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne