Tubim mbështetjeje për Palestinën

Sot në ora 13.45 në Prizren  u mbajt një tubim solidarizues për paqe në Palestinë në kejin buzë lumit Lumbardh përball xhamisë së Sinan Pashës, organizuar nga një grup i qytetarëve në krye me Ilir Gashin, Nehari Toskën dhe Burim Shpejtin. Gjatë   mbajtjes së tubimit u shfaq një perfomancë  e shkëlqyer nga ana e organizatorëve të tubimit   në mbështetje të popullit palestinez  në Gaza, Jerusalem dhe Bregut Perëndimor dhe  vendosjes së  paqes  në Palestinë.

Prizreni iu bashkua radhës së qyteteve, krahas Prishtinës, Tiranës dhe Shkupit , si  edhe shumë qyteteve tjerë  anembanë botës, nga Xhakarta, Karaqi, Stambolli, Bejruti,  Teherani, Ankaraja, Novi Pazari, Sarajeva e gjer në  Bruksel, , Paris, Londër, Romë, Madrid,Vjenë, Berlin , Washington, etj. , ke me qindra mijëra protestues dhe demonstrues  protestuan kundër agresionit izraelit në Gazë, dhe në përkrahje të popullit palestinez për vendosjen e paqes në Palestinë .

Në fillim të perfomancës  nga organizatorët e tubimit  mbajti një fjalim të shkurtër Burim Shpejtit i cili theksoi përveç tjerash  vuajtjet e popullit palestinez gjatë këtyre ditëve e sidomos vrasjet e fëmijëve, grave dhe pleqve të pafajshëm gjatë bombardimeve  nga ana e ushtrisë izraelite në Gazë.

Në shenjë respekti për viktimat  e pafajshëm palestinez është shfaqur një ekspozitë me fotografi me përjetimet  e njerëzve  palestinez gjatë bombardimeve në Gaza dhe protestave në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor. U shpërndan  edhe trëndafila të kuq një numri të pjesëmarrësve të protestës  të cilët në mënyrë simbolike i hodhën në  lumin Lumbardh të qytetit të Prizrenit.

Pas kësaj u lëshuan një tufë pëllumbash në qiellin e Prizrenit në shenjë paqeje për Palestinën e përvuajtur . Fëmijët mbanin shkronjat me emrin Palestinë, pjesëmarrësit mbanin flamujtë kombëtar, kuq e zi, flamujt të Palestinës dhe  të Kosovës, mbanin pankartat me parulla në gjuhën shqipe, angleze dhe boshnjake si dhe  brohoritnin sloganin “Free Palestine- Liri Palestinës”. Nëpërmes autoparlanteve u shfaq edhe perfomanca audiofonike me tingujt të ushtimave të aeroplanëve  luftararak dhe shpërthimeve nga bombardimet në Gazë.  Në përfundim pjesëmarrësit e tubimit të solidarizimit me popullin palestinez dhe për vendosjen e paqes në Palestinë u shpërndanë në mënyrë të  qetë.     Faik MIFTARI

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne