Amerikani që vdes për bukë në Shqipëri

Qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës për të strehuar dhe për të marrë ndihmën e nevojshme me ushqime dhe veshmbathje u kanë ardhur në ndihmë jo vetëm shtetasve shqiptarë, por edhe të huajve që gjenden këto ditë në kryeqytet.

Një rast i tillë është ai i një shtetasi amerikan, i cili u gjet nga Policia Bashkiake në Tiranë në kushte tepër të vështira dhe u dërgua tek Qendra Sociale në zonën e Misto Mames.

Mësohet se ai quhet Trevor Obrieh, rreth 35 vjeç dhe prej disa ditësh ndodhej në Shqipëri, pasi më parë kishte qenë në Serbi ku kishte humbur të gjitha sendet e tij.

Në qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës u strehuan dje në mbrëmje 100 persona.  Nata ka kaluar e qetë dhe nuk ka patur probleme, ndërkohë që qytetarët të cilët janë strehuar në qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës kanë marrë ndihmën e nevojshme në ushqime dhe veshmbathje, duke i bërë kështu ballë të ftohtit të acartë që ka prekur Tiranën këto ditë.

Bashkia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse kanë emergjenca, të telefonojnë në numrin 0800 0888 ose në numrin 112 që është numri i të gjithë emergjencave./ shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne