Sociale

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, jo këtë vit

Bashkimi Europian shumë shpejt do t’i lejojë ukrainasit dhe gjeorgjianët që të udhëtojnë pa viza në Zonën Schengen, pas arritjes së një marrëveshjeje mbrëmë pasmesnate, e cila i ka dhënë fund një mosmarrëveshjeje të brendshme të BE-së, që deri tani i ka bllokuar masat e premtuara.

Gjatë bisedimeve mbrëmë vonë, ku u përfshinë shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamentin Evropian, u arrit një kompromis për një mekanizëm që mund të përdorët për të pezulluar regjimin e udhëtimit pa viza në raste emergjente, shkruan Express.

Ky mekanizëm është kusht paraprak për heqjen e vizave për këto dy vende.

Parlamenti Evropian do të votojë për këtë çështje javën e ardhshme. Por ndërsa vizat hiqen për rreth 50 milionë shtetas të Ukrainës dhe Gjeorgjisë, qytetarët e Kosovës do të vazhdojnë të jenë të izoluar.

Zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Anila Statovci-Demaj, ka bërë me dije se këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Ajo ka thënë se kushti i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi është guri i fundit që duhet lëvizur.

OPINIONE

INTERVISTA