Amnistia Penale miratohet në Komisionin e Ligjeve, të enjten do të votohet në Parlament

Komisioni i Ligjeve ka miratuar ditën e sotme në parim dhe nen për nen projektligjin për Amnistinë Penale. Ky projektligj u votua me 15 vota pro dhe asnjë kundër. Tanimë versioni integral i dakordësuar ditën e sotme do t’i dorëzohet Parlamentit dhe do mbetet për t’u parë nëse do të votohet, pasi Partisë Socialiste i duhen 84 vota.

Gjatë mbledhjes, deputeti i PD Enkelejd Alibeaj kërkoi kohen për analizën e amendamenteve të propozuara, por kjo nuk pranua, ndërsa ai vendosi të largohej nga mbledhja dhe të mos ishte prezent gjatë votimit nen për nen. Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka u shpreh se janë votuar si amendamentet propozimet e relatorit, Plarent Ndreca, që përfshijnë të gjitha propozimet e deputetëve të tjerë.

Ajo ftoi që ky tekst të bëhet gati, të dorëzohet në parlament, t’i dorëzohet të gjithë deputetëve dhe të bëhet publik në faqen e Kuvendit.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se është kërkuar amnisti sepse janë 2,200 persona të dënuar me burg dhe 11 mijë të dënuar me shërbim prove dhe nga kjo amnisti do të përfitojnë 700 të dënuar dhe 2.2 mijë të dënuar me shërbim prove.Sa i përket zbritjes së dënimit me një vit, kjo do të jetë për gratë dhe të miturit.

Po ashtu ministri tha se kanë të qartë edhe si do të veprohet me personat që janë në hetim apo gjykim, pasi do të përcaktohet në bazë të veprave panele që ato kanë. Manja: Ne kemi statistika se kush janë kategoritë përfituese dhe e kemi shumë të saktë. Kemi kërkuar amnisti sepse kemi 2,200 persona të dënuar dhe 11 mijë të dënuar me shërbim prove.

Nëse kjo merr vote në parlament, përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2.2 mijë të dënuar me shërbim prove. Për zbritjen me një vit të dënimit që përfitojnë gratë dhe të miturën, po ashtu përfitojnë nga 1,200 në 1,600 persona të dënuar. Lidhur me personat që janë në hetim apo gjykim, nëse tejkalojnë rregullin për dënime deri në 2 vite nuk do të ketë subjektivizma, për të tjerët më pas që hynë te krimet, kjo do të shikohet me shumë kujdesen.

Ne relacionin e dorëzuar në Kuvend, kemi të gjitha mendimet e institucioneve të drejtësisë. Statistika se sa është numri i personave në hetim apo gjykim për kundërvajtje penale që përfshin amnistia është publike. Diskutimi i projektligjit për Amnistinë Penale në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate gjatë kësaj të marte. Deputeti i Partisë Demokratike zyrtare, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që t’i paraqiten të gjithë amendamentet e propozuara së bashku me qëndrimin e qeverisë dhe të lihet një ditë tjetër mbledhja për t’u votuar.

Klotilda Bushka i është përgjigjur duke i thënë se të gjithë e kanë materialin dhe nuk ka ndonjë volum të madh për të dhënë disa kohë, duke u shprehur se është dakord me relatorin që mbledhje të shtyhej për disa orë, por jo më shumë. Deputeti i PS, Pandeli Majko në krahun tjetër ka kundërshtuar duke u shprehur se nuk është e nevojshme të shtyhet as edhe një  orë, pasi kanë 3 muaj që e kanë në dorë projektligjin.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Alibeaj: Do të doja që t’i kisha amendamentet e shkruara dhe qëndrimin e qeverisë mbi këto amendamente. Ne do të duam të bëjmë analizën dhe do të duhet një ditë tjetër. Jam në pritje të përgjigje për kërkesën time. Unë jam më prezent në mbledhje.

Bushka: Materialin e keni. Nuk është ndonjë volum punë kaq i madh. Janë çështje që i kemi diskutuar edhe më parë. Kështu që mua më duket se po marrim kohë më shumë me këtë çështje se sa me thelbin. Jam dakord me relatorin që të jepet kohë për disa orë.

Pandeli Majko: Nuk kemi pse ta shtyjmë me 1 orë. Ka 3 muaj që kemi në dorë projektligjin. Të vazhdojmë me procedure e diskutimit nen për nen.

Ulsi Manja: Ka 3 muaj që diskutohet dhe sot është çështje qasje e vullneti, do ta japësh votën për këtë kategori përfituese, po ose jo. Të tjera janë artifica politike, pasi ky ligj do 84 vota për të kaluar në seancë. Nuk votohet nëse thuhet, kështu si them unë ose s’ka./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne