AMORALITETI I GJITHANSHËM SHKAKU I FATKEQËSIVE NË BOTË!

Savash VELIU

I Madhi Zot thotë; O Njerez! Unë ua kumtova, ua shpalla dhe ua zbrita Fenë e Moralit të jini të drejt, të moralshëm e të meshirshëm që si fe tu shpie drejtë lirisë së përjetshëm në tokë dhe të nesërmen në lirinë e botës tjetër.

O ju që dëshmuat sinqerisht se Jam Zoti juaj dhe Muhammedi është rob e i dërguari im duke qëndruar besnik në atë dëshmi si musliman e duke mos harruar se sot ka vetëm veprim kurse pas jetës do ketë vetëm llogaridhënie pa veprim në botën amshuese! Atëherë, kujto o rob se në jetën e llogarisë Çkuptim do ketë jeta nëse nuk adhurohet takimi me mëshirën e të madhit Zot – ALLAHUN! Kujto vdekjen. Me vdekjen kujton të Madhin Zot – Allahun. Me të Madhin Zot kujton detyrimet/obligimet ndaj vetes. Me obligimet e vetes ti kujton Moralin dhe Vlerën tendë si Njeri i veçuar me fiqir nga krijesat tjerë të ulët në tru.

 Pra, kur mendon ti kujton destinacionin e ardhjes dhe shkuarjes përfundimtare prej kësaj jete jo të rastit të sprovuar me vështirësi të ndryshme që të kujton përse ekziston si njeri i lirë nga njeriu tjetër por duke mos harruar se ndërkohë je rob i Zotit të vetëm Absolut… Me këtë akt/gest i Madhi Zot të vendoi para një Qëllimi të caktuar me mission  që kur të cënohet liria personale apo kolektive e njerëzve heshtazi apo dhunshëm të qëndrosh vigjilent para çdo padrejtësie në anën e të drejtitë i gatshëm në veprim si Monolit por jo i Heshtur para azdisjeve të kohës që sjell me vete probleme të gjithnatyrshme. Qëndrim si ultimatum me kërkes të largoj padrejtësinë e cila cënon vlerat morale të anashkaluara nga pushteti politik ku mjafton të jesh i përcaktuar si ‘’Burrë që ec drejt Qellimit’’ ose të bëhesh ‘’Burrë i Qëllimit’’!

…. Pra, Lëvizja është lëvizje atëherë kur me dinamikën e saj ta premton lirinë e shpresuar se një ditë patjetër do vjen… por kur pushon një veprim i mirë të qenurit lëvizje apo kauzë dhe shëndrohet në parti apo tarafe të bën të vdesish nën rrobërinë poshtëruese materialo-egoiste që ta përul njerëzishmërin në shkallën kafshërore një gjë më e urryer tek Zoti. Kurrë një njeri me vlera njerëzore i përsosur nuk i del Zotit pa moral! Profeti Muhammed a.s. thotë; “Do të vijë një kohë në të cilën njerëzit do të mendojnë vetëm për paranë, nuk do të mendojnë për hallallet dhe haramet”!

Përse përkundur asaj që Zoti të përsosi e të gradoi si Njeri me plotë përgjegjësi e ndërgjegjësi e me moral të lartë të rënduar mbi marrëveshjen jetike e cila duhet të shpie drejt mëshirës së Zotit, marrëveshje e arritur në botën e shpirtrave derisa ishe askushi por ti sot sërish zgjedh të jesh Besher i thjeshtë i cili Hesht e shkel Amanetin e dhënë para detyrimeve të caktuara njerëzore. A aq ka përparuar Njerëzia saqë nga përparimi i madh nuk duket njerzishmëria në punët e njerëzve të sotëm të cilët kanë rrënë në gaflet/pakujdesi!?

Është Filozofia perëndimore indoktrinuese që servisoj modelin e kohës Bashkëkohore e cila arriti të mashtroj njerëzimin me Modernizëm kinse jetesa larg Zotit është më kuptimplote e më e drejtë që ofron njerëzimit liri liberaliste të pakufizuar i xhveshur  nga kodeksi i moralit e i turpit derisa në anën tjetër etiketon fenë si frenim nga dëshirat e njeriut të ushqej lirshëm egoizmin e pangopsisë në këtë botë të vetëm gjojase feja është opium që premton parajsën në botën tjetër me një verbëri mendore e prapambetje nga mesjeta e shkuar që është jashta kohës së mileniumit të ri nga pikpamja e sotme!

Ne gjithë e dimë se feja na urdhëron; ‘’Që të jesh i lirë rri me dijetarët ashtu bëhesh i ndershëm, e kush rri me injorantët bëhet servil”, thotë Imam Maverdi r.a!

Pra, për njeriun ‘besher’ i cili ka zgjedhur rrugën e heshtjes të mos pandeh se ia arriti qëllimit të synuar të fitoj një premtim të kotë sot me heshtjen para amanetit të dhënë duke harruar se nesër para të Madhit Zot do paraqitesh për hesap! Hesapi është i rrëndë e i gjatë sidomos për njeriun i rrënë në hakk të një njeriu apo të një shoqërie njerëzore patëdrejtësisht. Sa më e madhe heshtja aq më e madhe është shtypja me padrejtësin ndaj njerëzve nga shkaku i konformizmit të paraqitur si dukuri negative te disa karaktere të njerëzve lakmitar për punë, post e pushtet! Heshtja nuk të shpëton dot nga përgjegjësia që si nindividua të takon sepse ajo bëhet shkaku të lindë problemi I cili vetëm prollongon për një kohë të caktuar zullumin e paraqitur në shoqëri derisa të trashet edhe mëshumë në anën tjetër si problemë.

A nuk e shikon sa i padrejtë je ndaj vetes e ndaj të tjerëve që shkaku interesit të vogël ti zgjedh dynjanë duke u bërë humbës në këtë dhe botën tjetër. Shtypja e zërit të brendshëm/ të arsyes të përul e të poshtëron para njerëzve të ndershëm për çdo kohë që të bën gjithnjë të ecësh i turpëruar brez pas brezi… I pamoralshmi nuk fiton në ditë të Gjykimit! U pyet profeti ynë Muhammed a.s.; Cili do të jet më pran teje në atë botë, profeti tha: Më i Moralshmi!

 Njeriu me moral është i ngritur mbi parimin imanor i cili duhet të jet mbrojtësja e Dinit ose Fesë si rrjedhojë Morale përplotë vlera njerëzore të vulosur me Marreveshjen e të Madhit Zot të kontraktuar në botën e Berzahut/shpirtrave të cilën sot përkundër shpirtërores anashkalohet nga Besherët (krijes i papërsosur) që tradhëton amanetin për kotësi! Kjo sjellje është shenj e Hipokrizisë ose Munafikllukët. Ai që vdesë zemrën nga sjellja Morale i larguar është nga Mëshira e Zotit edhe poqese pendohet për heshtjen e bërë nga injoranca pas një kohe ai sërish si i tillë është shkelës i Hakkut të shumë njerëzve dhe kjo para të Madhit Zot nuk i ndihmon fare. Këtu fjala është shkelja e Hakkut të njeriut e papranueshme tek Zoti sepse çështja është mes njerëzve. Është e mirës të mjaftohesh me realitetin se; Jeta nuk ka Reprizë. Po veprove në të mirë ke fituar botën e sotëm edhe botën tjetër të nesërme.

Ti si njeri i vlerës i jep kuptim dhe shije jetës nga burimi që del preji fundamentit të fesë (islame) si detyrim të jesh pran të mirës e të ndalosh nga e keqeja. Islami si fe e moralit dhe e drejtës i obligon njerëzit (besimtarët) të jen të drejt dhe mesatar larg ekstremit te djathtë dhe ekstremit te majtë dy ekstreme që e luftojne islamin. Me thënë drejt e luftojnë moralin dhe kulturën e jetesës si rob i Zotit i larguar nga robëria bashkekohore e preferuar prej perëndimit si bashkëjetes që me automatizëm të bën rob të ekonomisë, rob të pasurisë, rob të interesit dhe rob të politikës ditore përderisa me veprimet të pallogaritura ti zbret veten në gradën kafshore si rob, vazal dhe servil i dëgjueshëm ose Kutuk i Heshtur para padrejtësive që shkelin moralin (fetar). Feja është bastion i vetëm që mbron nderin e njeriut të përkushtuar ndaj Zotit i cili për njeriun i nënshtroj të gjitha krijesat (kujto edhe Melaqet dhe Iblisin) duke e lënë të lirë nga krijesat tjerë por të nënshtruar vetëm ndaj Tij me plotë obligime moralo-fetare. Dhe poqese durove në këtë rrugë ke nderuar veten!

Ka doktrina të tilla bashkëkohore perëndimore që kanë indoktrinuar thellë mendjet e njerëzve me filozofit nacionalisto-ateiste kur thonë se; Feja nuk është e preferuar të përzihet në jetën shoqëro-shtetërore që vjen si rrjedhoj të ateistëve që sulmojnë vetëm islamin si fe e asessi krishterimin apo hebreizmin apo religjionet tjera putiste! Nëse Islami nuk ka të bëjë asgjë me Jetën Sociale, Politikën dhe Ekonominë atëherë për çfarë është? Çfarë është, pyet Imam Hasan el Benna? Por në këtë kontekst edhe Alija Izetbegoviqi nuk nguroi të thotë; “O bir, kurrë mos harro! Perëndimi asnjëherë nuk u civilizua”!

Edhe Hafiz Ali Korça (1909) thotë; Klerikë dhe hoxhallar patriotë që lihen në haresë nga historia të dirigjuar prej nacionalisto-ateistëve ishte për ta mbuluar identitetin islam të kombit shqiptar mu prej atyre që lehin më shumë se kurrë properendimit. Kjo dokumenton se ata janë agjentë të tyre! … “Ai që le Komb e Fe, ai ska dert as për Atdhe”!

Tani mba mend o njeri se, jeta është e shkurtër e nuk ka shaka përse të heshtish përulshëm para zullumit amoral të gjithanshëm që paraqitet si dukuri negative në shoqëri padallim se a jemi njerëz besimtar apo jobesimtar janë shtuar fatkeqësitë në botë të cilat i vuajmë sëbashkë duke mos harruar se heshtja e bërë para zullumeve vijuese do jetë e rrëndë e i pafund llogaria pas kësaj jete të shkurtër. Për fat të keq kësaj karavani të faqezinjëve u janë bashkuar edhe klerikët fetar gjë të cilën na ka bërë me dije pejgamberi ynë për të ardhmen;

… “Dijetarët e fesë do të marrin vendime sipas dëshirës së popullit, hallallit do t’i thonë haram, haramit hallall, do ta përziejnë fenë me tregtinë, do ta bëjnë atë mjet perfitimi’’!

 Prandaj, o biri Ademit kur të cënohet e drejta njerëzore e garantuar me gjitha konventat bashkëkohore ndërkombëtare për asnjë çast mos hezito të heshtish për një interes bote, por reago me dinjitet e me guxim para padrejtësive të drejtuara ndaj lirive të garantuara me kushtetutë apo ligje botërore, mbi të gjitha të garantuara absolutisht me Librin Hyjnor Kur’anin famëlartë me të cilën do të tërhiqet çdo njeri në ditën e gjykimit në llogaridhënie aty ku ska shpëtim tjetër përpos mëshirës së Zotit, vend ku njerëzit e ligë i pret dënimi poshtërues!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne