Emisioni IMPAKT Opinion

Nga Rumeli per ne Shqiperi

Ne videot me siper Dr. Olsi Jazexhi dhe Petro Prodani diskutojne historine e Ballkanit osman apo me sakte Rumelise te njohur ndryshe edhe si Turqia Evropiane. Analizohet diversiteti fetar dhe kulturor i Ballkanit dhe pasojat qe Lufta e Pare Ballkanike, Lufta e Dyte Ballkanike dhe Lufta e Pare Boterore paten mbi popujt e Ballkanit. Tregohet lindja e Shqiperise e cila u krijua nga bashkimi i vilajeteve te Sanxhakut, Manastirit dhe Janines. Flitet per identetitin helenik te krishtereve ortodokse te Shqiperise te lidhur me Patriarkanen e Kostandinopojes dhe identetitin osman te muslimaneve te lidhur me sulltanin dhe Shejhul Islamin e Stambollit. Lindja e shtetit shqiptar ndersa nuk u shoqerua me debime masive popullatash dhe ne Shqiperi muslimanet mbijetuan, ne anen tjeter shteti shqiptar u ngrit me lufte kunder Islamit dhe Orthodhoksise. U shkaterruan kisha dhe xhamia, skoli dhe medrese te cilat u zevendesuan nga shkollimi laik. Prodani jep shembuj te ortodokseve te jugut te Shqiperise te cilet luftuan per Vorio Epirin ndersa Olsi jep shembuj te Shqiperise se Mesme ku popullatat e Tiranes, Durresit, Kavajes dhe Elbasanit luftuan per bashkim me Turqine. Flitet per rolin e Austro-Hungarise dhe agjenteve te saj ne formimin e identitetit laik-katolik shqiptar dhe rolin e Italise.

Debati shoqerohet me harta ilustruese dhe dokumente te tranzicionit nga Rumeli per ne Shqiperi.

OPINIONE