Rama 3 = kapelja e sundimtarit Gessler

GJERGJI THANASI

Qeveria Rama 3 mua më kujton historinë e Vilhelm Telit 300 e kusur vite më parë. Vogt (sundimtari) Gessler mëkëmbës i Shtëpisë së Habsburgëve në Kantonin e Urit në zemër të Alpeve Zvicerane për tu mburrur me nënshtrimin e plotë të malësorëve zviceranë shpiku një marifet të ri. Ai vendosi kapelen e vet në majë të një halabarde (heshte) dhe urdhëroi që cdo zviceran duhej të përulej para kapeles së tij, njëlloj sic përulej paravetë vogtit (sundimtarit) Gessler.

Të njejtën gjë po bën edhe sundimtari Edvin, i cili na ka vënë përpara kapelen dmth qeverinë Rama 3 dhe u kërkon shqiptarëve të përulen me veneracion e gjithë nënshtrim para kapeles Rama 3!!!!!!!!!!!!!

Dikush mund të thotë se Edvini nuk po kopjon sundimtarin Gessler por Perandorin romak Kaligula, i cili për të poshtëruar senatorët dmth ajkën e aristokracisë së Romës e bëri kalin e vet senator. Sic thotë edhe një proverb gjerman të tëra krahasimet calojnë, se fjala vjen në rastin tonë Rama nuk ka bërë minisre apo deputete asnjë nga pelat e veta, por ama e ka mbushur kuvendin me gomerë, kërricë e gomarica, madje edhe me geisha, që në disa raste janë edhe gomarica edhe geisha……..

Në shkrimin tonë le të kthehemi edhe një herë te sundimtari Gessler. Malësorët e Zvicrëes në përgjigje të paturpësisë së Geslerit nxorrën nga gjiri i tyre legjendarin Vilhelm Tel, i cili me hark e me shigjetë e lau poshtërimin, që u bëri Gessleri zviceranëve. Normal unë nuk pres që populli i mjerë dhe i leqendosur shqiptar të nxjerrë nga gjiri i tij Vilhelm Telë, por ama shqiptarët e vitit 2021 gjithsesi mund të ngrihen deri në nivelin e kirgizëve të v. 2020 ose xhanëm edhe të v. 2004!!!!!!!!!!!!!!!

Nja 33 vite më parë Dear Old Gorby e quajti botën një fshat global, kështu që mëhalla shqiptare duhet të marrë shembull nga mëhalla e Bishkekut në këtë fshat global. Për koincidencë ish ambasadori në Tiranë Donald Lu ishte ambasador në Bishkek, kur Presidenti kirkiz Jeebenkov vendosi t’i vidhte turpshmë zgjedhjet e 5 tetorit 2020 (gjithsesi më pak turpshëm sesa i vodhi Damjani e Hulusiu zgjedhjet në Dibër e jo vetëm).

Populli Kirgiz u revoltua dhe doli në shesh kundra presidentit hajdut. Ambasadori Donald Lu duke e kujtuar Bishkekun si Tiranën dhe kirgizët langaraqë si shqiptarët deklaroi se me zor po priste të bashkëpunonte me qeverinë e dalë nga këto zgjedhje të vjedhura.  Në 12 tetor Presidenti Jeebenkov i trimëruar nga deklarata e Ambasadorit Lu shpalli gjendjen e shtetrrethimit në vend. Pas tre ditësh për shkak të protestave dhe sepse një pjessë e policisë, ushtrisë dhe rojeve të kufirit ia drodhën –presidenti hajdut fondesh USAID-I dhe jo vetëm si dhe pakëz duarpërgjakur u detyrua të dorëhiqej. Ambasadori Lu e lëpiu me shpejtësi atë, që kishte pështyrë dhe bashkepunoi me qeverinë, që kishte rrëzuar presidentin Jeebenkov hajdut votash e parash!!!!!!!!!!!!!!!

Kostoja e fitores së zgjedhjeve të lira në Bishkek ishte 1 (një) i vrarë dhe nja 25-27 milion dollar dëme materiale. Nornalisht lind pyetja sesa lekë u vidhen shqiptarëve vetëm në një vit nga koncesioni i plehrave?!?!??!??! Sa kushton një heqje qafe e hajdutëve dhe e sundimtarit Gessler të Surrelit, duke marrë si referim Kirgizstanin?!?!?!?!?!?

Le të shpresojmë që shqiptarët, nëse nuk nxjerrin dot nga gjiri I tyre një Vilhelm Tel vs Sundimtari Gessler i Surrelit, të paktën të ngrihen në lartësinë e kirkizëve!

Personalisht e përbuz përrallën sorrosiane të Tiranës Kryeqytet i Rinisë për vitin 2022. Në dhjetor 1990 isha për: E duam Shqipërinë si gjithë Evropa, ndërsa sot jam për: Tirana të marrë shmbull nga Bishkeku!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne