VALLË ME TË VËRTETË GOSTIVARI QENKA “NJË NDËR QYTETET SHQIPTARE”?

Nga: Salim Kadri Kerimi, Shkup

Në artikullin e tij më të rri, me titull: “Oferta ofenduese e BDI-së për Gostivarin!”, e publikuarë në “KOHA”, të datës 30 Gusht 2021, dr. Arben Taravari, duke folur për figurën e kandidatit të BDI-së për kryetar të Komunës të Gostivarit, në zgjedjet e ardhshme lokale në Republikën e Maqedonisë Veriore, mes tjerash, Gostivarin e ka emëruar si një nga “qytetet shqiptare”. Sipas mendimit tim, qytetet dhe vendbanimet e tjera në Maqedoni dhe kudo qoftë në botë i takojnë qytetarëve/ banorëve që në të kaluarën dhe sot kanë jetuarë/ jetojnë në vendbanimin përkatës. Prandaj emërtimi i cilit do qytet të Maqedonisë Veriore dhe konkretisht Gostivarin si “një ndër qytetet shqiptare”, është i gabuarë/ jo me vend, mendoj unë. Me fjalë të tjera, siç e kam theksuarë edhe në raste të tjera, përdorimi i termit “tokat shqiptare“/ “troje shqiptare“/ “krahina shqiptare“/ “qytet shqiptar“, nga ana e autorëve të ndryshëm shqiptarë, së fundi përfshirë edhe nga ana e të nderuarit z. Arben Taravari, sipas opinionit tim, është i gabuar – paraqet manipulim. Kjo, mes tjerash, për vet faktin se:

– Në Planetin Tokë nuk egzistojnë të ashtuquajtura “troje ose qytete shqiptare“, “maqedonase“, “turke“, “serbe“, “bullgare“, “greke“, “angleze“, e tj., por egzistojnë troje/ qytete, të banuara nga shqiptarë, maqedonas, turq, bullgarë, grekë, anglezë, e tj., e tj;

– Prania dominante e pjesëtarëve të një populli në cilin do territor/ qytet të botës, komunitetit përkatës nuk i ja njeh të drejtën “ekskluzive“ për posedimin/ përvetësimin e territorit/ vendbanimit në fjalë vetëm si të veten, meqenëse, p.sh., në ato “troje/ qytete shqiptare“, përveç shqiptarëve kanë jetuarë dhe vazhdojnë të jetojnë edhe pjesëtarë të popujve të tjerë (maqedonas, turq, serbë, romë, vllehë, e tj.), dhe pamvarsisht prej numrit të tyre, edhe ata i gëzojnë të drejtat (dhe obligimet) të njëjta/ të barabarta. Me fjalë të tjera, ata në ato “troje/ qytete shqiptare“ nuk kanë statusin e qiraxhinjëve;

– Bile, në rastet kur në një territor të caktuar ku 100% e popullatës që jeton aty të jetë p.sh. maqedonase, siç është rasti me territorin e Komunës të Pustecit (Liqenasi), në Republikën e Shqipërisë, ai territor nuk mund të emërohet si “tokë/ krahinë maqedonase“, meqenëse bëhet fjalë për teritor i cili aktualisht është pjesë përbërëse e Republikës së Shqipërisë i banuar me qytetarë të përkatsisë nacionale maqedonase;

– Pra, në këtë botë çdo gjë që posedon një individ, komunitet ose shtet, është i përkohshëm, pamvarsisht prej jetëgjatësisë së tij. Së paku, çdo besimtar mysliman ose i ndonji konfesioni tjetër, e ka ose duhet ta ketë të qartë se, vetëm “të Allahut janë çka në Qiej dhe në Tokë….“. Domethënë, meqenëse azgjë në këtë botë nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë, çdo gjë që një individ, komunitet ose shtet e posedon përkohësisht nuk mundet, ose më mirë thënë, nuk duhet të tentojë ta përvetësojë vetëm si “pronën” e tij.

Duke u nisur nga parimet e sipërpërmendura dhe posaçërsisht duke i patur parasysh të dhënat/ faktet rreth përbërjes nacionale/ etnike, në rastin konkret të banorëve të Gostivarit, ky ose cili do qytet tjetër i Maqedonisë Veriore, nuk mundet të emërohet/  të emërohen si “një nga qytetet shqiptare”, siç ka vepruarë z. Arben Taravari në artikullin e tij të lartpërmendur, duke e emëruarë Gostivarin si “një nga qytetet shqiptare”.

Në mbështetje të tezës time, në vazhdim do tju transmetoj disa të dhëna statistikore, sipsa të cilave vërtetohet se në qytetin e Gostivarit, në të kaluarën dhe sot, përveç shqiptarëve kanë jetuar/ jetojnë edhe qyteterë të përkatsive të tjera nacionale/ etnike (maqedonase, turke, rome, e tj.). Kështu, p.sh. sipas të dhënave statistikore nga Rregjistrimi i vitit 1953, nga gjithsej  9.509 banorë të Gostivarit, 4.313 frymë (45,3%) kanë qenë shqiptarë, 2.637 frymë (27,7%) maqedonas, 1.924 frymë (20,2%) turq, 353 frymë (3,7%) romë, e tj. Sipas Rregjistrimit të vitit 1961, nga gjithsej 12.787 banorë të qytetit në fjalë, 5.092 frymë (39,8%) kanë qenë maqedonas, 4.349 frymë (34,0%) turq, 2.904 frymë (22,7%) shqiptarë, e tj. Rreth 40 vjet më vonë – pra, sipas të dhënave statistikore nga Rregjistrimi i vitit 2002, nga gjithsej 35.847 banorë të Gostivarit, 16.890 frymë (47,12%) kanë qenë shqiptarë, 11.885 frymë (33,15%) maqedonas, 4.559 frymë (12,72%) turq, 1.899 frymë (5,30%) romë, e tj. Pra, nëse gjykojmë edhe në bazë të të dhënave statistikore të më sipërme, vihet në përfundim se, Gostivari sa është “qytet shqiptar”, po aq është edhe “qytet maqedonas”, “turk”, e tj., e tj.

Deklaratat e kohëpaskohshme, të një pjese të studijuesve dhe politikanëve shqiptarë, se qytetet e Maqedonisë Veriore, ku elementi shqiptar është dominues, na qenkan “qytete shqiptare” janë të padrejta dhe jokorekte, mendoj unë. Ato si dhe deklaratat e ngjajshme, në mesin e banorëve me përkatsi nacionale joshqiptare, të qyteteve në fjalë dhe më gjerë në Maqedoni, prodhojnë mllef dhe shqetsim të arsyeshëm. Emërtimi i Gostivarit si “një nga qytetet shqiptare” të Maqedonisë, nga ana e dr. Arben Taravarit, disa ditë pas arijtjes të marëveshjes “historike” mes dy partive opozitare shqiptare me VMRO-në, në mesin e popullatës maqedonase të Gostivarit dhe më gjerë në vend, mes tjerash, mund të jetë shkas objektiv/ i arsyeshëm për mosrespektimin e marëveshjes në fjalë, gjatë votimit në zgjedhjet e ardhshme.

Çfar mesazhi z.Arben Travari i ka dërguarë, p.sh, bashkëqytetarëve dhe miqve të tij të afërt të përkatsisë nacionale turke, duke e emëruarë Gostivarin “si një nga qytetet shqiptare”?

Ose, çfar mesazhi z.Arben Taravari i ka dërguarë Ankarasë zyrtare, institucionet e të cilës, në të kaluarën dhe sot, me të madhe e kanë ndihmuarë/ e ndihmojnë edhe qytetin dhe vendbanimet e tjera të Komunës të Gostivarit.

Duke e patur parasysh bashkëjetesës shekullore mes qytetarëve të përkatsive të ndryshme nacionale/ etnike të Maqedonisë, dhe në emër të një të ardhme më të ndritshme të qytetarëve të këtij shtetiti të përbashkët, studjuesit dhe politikanët shqiptarë duhet të jenë më të kujdesshë në deklaratat e tyre në lidhje me çështjen në fjalë, qofshin ato edhe deklarata të bëra gjatë fushatave parazgjedhore, mendoj unë.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne