Miliarderi rus “kërcen Tango” me Rojen Bregdetare Amerikane në Durrës

Gjergji Thanasi

Në kuadrin e rritjes së bashkëpunimit me SHBA-në përsa i përket rritjes së sigurisë portuale, një ekip i Rojes Bregdetare Amerikane (Coast Guard) ka inspektuar portet shqiptare me theks të vecantë Portin e Durrësit në datat 29 gusht – 4 shtator 20121.

Në Portin e Durrësit amerikanët krahas takimit me drejtorin e Autoritetit Portual, patën takime pune me mjaft specialistë, që menaxhojnë aspekte të ndryshme të punës në port. Amerikanët e vizituan dhe e inspektuan portin cep më cep, nga Salla Operacionale Interinsitucionale te Terminali i Pasagjerëve dhe nga Terminali i Kontejnerëve në Qendrën e Ekselencës detare. Fokusi i këaj vizite ishte zbatimi në Portin e Durrësit të masave të ISPC Code: nga siguria kibernetike te siguria e trajtimit të mallrave IMCO, nga përmirësimi i procedurave doganore te pajisjet për detektimin e radioaktivitetit etj. etj. Miliarderi i Putinit viziton Portin e Durrësit.

Si për koincidencë me vizitën e amerikanëve në Durrës dhe në portet e tjera shqiptare, në Durrës mbërriti jahti “Tango” pronë e miliarderit rus Viktor Vekselberg, një nga miqtë dhe “veglat” e Presidentit Putin. Ky Vekselbergu, president i Grupit Renova është një nga VIP-at rusë të goditur fort nga sanksionet amerikane (prill 2018), për përfshirje në “pasticen” ukrainase dhe për hundëfutje në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Bezohet se këtij miliarderit rus amerikanët i kanë ngrirë asete të ndryshme me vlerë rreth një miliardë e gjysëm USD. Për më shumë në linkun: https://ëëë.themoscoëtimes.com/2021/02/01/russian-oligarch-has-15bln-in-foreign-assets-frozen-due-to-sanctions-a72792 Jahti qëndroi në Durrësin për 7 orë ( 02.24 deri në 9.29).Gjatë qëndrimit në port disa prej pasagjerëve të jahtit pinë nga një kafe pune me miq të tyre shqiptarë në një nga baret më simpatike të Durrësit, ndërsa jahti kreu detyra më pak mundane si marrje furnizimesh bordi, furnizim me ujë, largim plehrash dhe ujërash të pista (bilge) etj.

Pasagjerët e jahtit bënë edhe një inspektim të shkurtër të portit. Durrësi si Kafeneja e Rick-ut te filmi “Casablanca” Porti i Durrësit me pak guxim artistik mund të etiketohet në mënyrë perfekte si Kafeneja e Rick-ut (Hamfri Bogart-it) te filmi Casablanca. Në të gjen edhe surratin shqiptar të Kapitenit Louis Renault të Vishisë në filmin në fjalë. Gjen edhe Hamfri Bogart-in shqiptar në rolin e Rick Blane. Gjen madje edhe një nga Bushatllinjtë e majtë (alias Victor Laszlo), që i morri dashnoren vartësit të vet, fiks fare sin ë film me bukuroshen Ilsa Lund (alias Ingrid Bergman) dhe Victor Lazlo-n (alias Paul Henreid).

Mëkat që këtë fillim shtatori në Portin e Durrësit nuk u këndua as “Die Watch am Rhein” dhe as “La Marseillaise” si në skenën e famshme në Kafenenë e Rick-ut në Filmin Casablanca. Durrësi ka një dimension ndërkombëtar edhe më të rëndësishëm se Tirana, ndonëse në Tiranë (Surrel) jeton edhe punon një lider me dimension global si Edvin Rama, kuse Durrësi i shkretë madje ka ndërruar 4 kryebashkiakë në 4 vjet!!!!!!!!!! P.S. Shumica e fotove dhe e informacioneve të paraqitura në këtë shkrim janë marrë nga burime të hapura informacioni si fjala vjen Faqja në Facebook e Autoritetit Portual Durrës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne