Ana e Errët e Historisë së Javaid Rehman (Xhavit Rrahmanit), Pjesa 1

Nga: Alireza Niknam

Raporti me i fundit i Javaid Rehman-it, i cili u publikua pak kohë më parë dhe pretendimet e raportit te jane, jane një koleksion fantastik gënjeshtrash dhe akuzash kundër Iranit, të cilat dihet qartësisht se cfare synojnë: të plotësojnë kërkesa specifike dhe pretendimet e grupit terrorist Mujahedin-e Khalq (MEK) apo sikur i njohim ne shqip, muxhahedinet. Raporti i Xhevitit (Javaid) eshte shkrua si nje forme qeraseje per MEK-un, dhurate qe Xhaviti ja beri grupit në fund të mandatit të tij si i ashtuquajtur raportues special. Xhaviti i beri nje dhurate një grupi i cili, sipas anëtarëve të tij, është përgjegjës për masakrimin e mbi 17 mijë qytetarëve iranianë dhe irakianë.

Raporti i Xhavitit nuk duhet dhe nuk mund të injorohet lehtë; dhe përpara se të trajtohen arsyet pse Xhavid Rrahmani shkroi një raport të tillë, është e nevojshme të shihet ky problem nga një këndvështrim më i gjerë dhe me një vështrim më të thellë.

Gjurmët e vazhdueshme të MEK në raportet e të ashtuquajturve raportues specialë të Kombeve të Bashkuara
Një vështrim mbi raportet e tjera të të ashtuquajturve raportues specialë të Kombeve të Bashkuara tregon një qasje pothuajse të ngjashme me qasjen e Xhavid Rrahmanitnë pretendimin e tij të fundi. Keto fakte tregojne ekzistencën e një algoritmi dhe procedure të qëndrueshme në mbledhjen e dispozitave të nevojshme për përgatitjen e raporteve anti-iraniane nga të ashtuquajturit raportues specialë të Kombeve të Bashkuara për çështjen e të drejtave të njeriut në Iran. Raportet përgatiten me qëllim të përdorimit si një mjet për presion politik dhe justifikimin e vendosjes së masave të njëanshme shtrënguese nga vendet perëndimore duke cituar akuzat të imagjinuara dhe te rreme “opozitareve” te Iranit me muxhahedinet në krye.

Kjo procedurë ka prodhuar skandalet e të ashtuquajturve Raportues Specialë të OKB-së shumë herë duke paraqitur “dokumente dhe prova autentike” nga Republika Islamike e Iranit ose kanale të tjera.

Për shembull, ketu mund ti referohemi raportit te pretenduar të Ahmad Shahid (i lindur në Maldive dhe i shkolluar në Universitetin e Queensland, Australi, dhe banues në Londër). Raportet e tij dhe ne vecanti raporti i katërt, i cili ishte një raport i paqartë dhe pa dokumente, por bazuar ne dallavere të marra nga anëtarët e lidhur me grupet terroriste ishte nje nga me skandalozet. Një nga tiparet më të rëndësishme të raportit të përmendur, i cili vërtetoi lidhjen e tij me grupet terroriste, përfshirë MEK-un, ishte përdorimi i një numri të madh fjalësh kyçe të perdorura nga MEK dhe njerëzit e tjerë dhe mediat kundër Iranit.

Përveç kësaj, roli i Ahmad Shahidit në sherbim te MEK-ut dhe marrëveshjet kriminale në takimet e tij të hapura dhe të fshehta me anëtarët e këtij grupi terrorist, sikur dhe fotot mediatike ne takimet e tij, e vertetojne kete bashkepunim. Keto raportime dhe rrena nga muxhahedinet u perdoren me pas per dhënie te azilit për anëtarët e MEK-ut në këmbim të të dhënave të rreme qe me pas u perdoren kundër Iranit!

Skandali i shkaktuar nga bashkepunimi i Shahidit me muxhahedinet çoi në largimin e tij nga struktura e të drejtave të njeriut kundër Iranit. Asma Jahangiri (nga Pakistani dhe e shkolluar në universitetet britanike), e ashtuquajtura raportuese speciale e Kombeve të Bashkuara, gjithashtu lëvizi në të njëjtin drejtim; Faqja e internetit e lajmeve Al-Waie, duke cituar një zyrtar të sigurisë, raportonte në maj 2016 se Jahangir mori një shpërblim prej 200,000 dollarësh nga muxhahedinet dhe trafikantët e drogës për qëndrimet e saj kundër Iranit.

 

MEK-u dhe të drejtat e njeriut; tragji-komedia e dashur nga Perëndimi

Me shpjegimet e përmendura më sipër, mund te kuptohet qarte qe burimi kryesor dhe në të njëjtën kohë më i çuditshëm i raporteve të të ashtuquajturve raportues specialë të Kombeve të Bashkuara është MEK. Një grup terrorist që ka një rekord krimesh kundër njerëzimit jo vetëm kundër popullit dhe vendit të tyre, Iranit, por edhe kundër Irakut, Arabisë Saudite, dhe madje edhe amerikanëve. Pra grupi vellazeror i ISIS-it merret per baze raportesh te OKB-se.

Çështja e krimeve të grupit terrorist të muxhahedineve te Maryam Rajavit është e ngjashme me rastet e kriminelëve ndërkombëtare te tjera, duke përfshirë ato qe ben Izraeli sot ne Palestine ato qe bente ISIS ne Siri dhe Irak. MEK-u nuk ndryshon. Historia e tij eshte gjenocid, infanticid dhe terror të organizuar ne bashkepunim me zionizmin, në misione vetëvrasëse terroriste me ISIS, në krijimin e terrorit me grupe të ndryshme terroriste etj.

Hipokrizia e vendeve dhe institucioneve perëndimore në këtë drejtim mund të kuptohet qarte kur ata mirëpresin këtë grup terrorist ne Kancelarite e tyre, por ndersa ne te njejten kohe paralajmërojnë popullin dhe politikanët e tyre për veprimet kriminale të këtij grupi. Për shembull, në shtator të vitit të kaluar, Parlamenti i Bashkimit Evropian miratoi një rezolutë duke iu referuar veprimeve të dhunshme të grupit terrorist të MEK-ut dhe njoftoi se elementët e këtij grupi kanë keqpërdorur përfaqësuesit dhe politikanët evropianë me metoda mashtruese dhe të pavërteta.

 

Xhavid Rrahmani (Javaid Rehman); nje mercenari langaraq i muxhahedineve

Xhavid Rrahmani duke ndjekur paraardhësit e tij si nje shegert i padroneve perendimore, ka përgatitur raportet e tij anti-iraniane me qëllime politike, duke u bazuar në burimet e armiqve të Iranit, veçanërisht muxhahedinet e Maryam Rajavit. Padronet e tij qe kane nje histori te gjate të sponsorizimit të rezolutave anti-iraniane.

Duke injoruar raportet e ndryshme të paraqitura nga Irani për organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë në lidhje me situatën e të drejtave të njeriut në vend, në raportin e tij të fundit, Xhaviti u përpoq të justifikonte përdorimin e tij të të dhënave të njëanshme dhe raporteve të fabrikuara të MEK-ut duke pretenduar se pala iraniane nuk i kishte vene ne disponim te dhena.

Megjithëse këto lloj aktivitetesh janë zbuluar prej kohësh dhe kanë turpëruar Xhavit Rrahmanin, duke pare lidhjet e Xhavitit me MEK-un, si dhe gajasja ne orgji nga kënaqësia e MEK-ut për zgjatjen e misionit të tij prane OKB-se, dhe prania e komandes muxhahedine në takimet për të paraqitur raportet anti-iraniane të Rehman-it në takimet e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, referimi i Rehman-it për raportet dhe statistikat e rreme të MEK dhe sigurisht intervista me Simaye Azadi, media kryesore e grupit terrorist të MEK, në ditët e fundit të aktivitetit të tij në pozicionin e të ashtuquajturit raportues special i Kombeve të Bashkuara; konfirmon një fakt të rëndësishëm dhe natyrisht të përsëritur të errët rreth tij!

Xhavid Rrahmani eshte nje mercenar muxhahedin! Por koha nuk eshte larg kur dokumentare do prodhohen per te treguar lidhjet e Xhavit Rrahmanit apo Javaid Rehman-it me MEK-un dhe sherbimi i tij ndaj kesaj organizate terroriste. Botimi i lidhjeve dhe korrupsion i Xhavit Rrahmanit me muxhahedinet do te sjelli nje skandal diplomatik ndaj te ashtuquajturi raportues special i Kombeve të Bashkuara.

 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne