Andi Bushati: Rama do t’a shkruajë vetë rezultatin e zgjedhjeve, në koalicion me bandat, mediat dhe palaçot e SPAK!

Andi Bushati thotë se nuk ka asnjë dyshim që Edi Rama do të fitojë zgjedhjet, pasi sipas tij, kryeministri do ta shkruajë vetë rezultatin e zgjedhjeve në bashkëpunim me “bandat, mediat dhe palaçot” e SPAK.

“Kam frikë se Rama do të marrë rezultatin që do të shkruajë vetë në letër, në një koalicion të gjerë me bandat, mediat dhe palaçot e SPAK. Nuk duhet të harrojmë që kjo vjedhje votash dhe e Shqipërisë, por bëhet në sytë e zgurdulluar të palaçove të SPAK, që Rama i shet si garanci që ai nuk vjedh. Palaçot e SPAK po shërbejnë për t’i krjijuar publikut iluzionin se vjedhjet e Ramës po kontrollohen. Në zgjedhjet e ardhshme ai ka në dorë të marrë ato vota që do vetë.

Do të jenë të parat zgjedhje, ku nuk do të diskutohet më se kush fiton, por do të jetë në diskutim, a fiton dot qeveria 2/3 dhe a ruan dot opozita 1/3 e votave të parlamentit. Në këtë pikë jemi katandisur, prandaj do të jetë historike”, tha Bushati. /Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne