Andi Tela: Në media nuk ka më fare liri!

Gazetari Andi Tela, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se hapësirat e lirisë në media janë ngushtuar aq shumë, sa tashmë mund të thuhet se nuk ka më liri.

“Diapazoni i mediave në 2025 është i gjerë. Nga 91’ e këtëj patëm gazetarët e parë që u bënë pronarë gazetash, që më pas i shitën, disa blenë televizione, u shfaqën biznesmenët që blenë televizione dhe pastaj bënin pazarin me qeveritë. Në një pikëpamje jemi popull tradicional, që vijojmë shohim televizion.

Në një pikëpamaje mund të mos mungojë lajmi, dy televizionet të mëdha mund të mos e shfaqin dhe del në portal, por shumica e popullit sheh ende TV. Shohim televizione kryesore dhe ato imponojnë publikut atë që duhet të shohin. Nëse ndjekim tele-turizmin e famshëm, e kemi në ekranet kryesore. Nga kjo pikëpamje nuk ka liri, ka ardhur gjithmonë duke u ngushtuar, ndoshta tani mund të themi se nuk ka fare liri. Jemi në një moment, që me vështirësi të mëdha, edhe nëpër portale nuk gjejmë gjërat që publiku duhet të dijë”, tha Tela.  /TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne