Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori dhe pedagogu Ermal Hasimja debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për programin e partisë që ai drejton. Hasimja e quajti Qorin komunist, ndërsa ky i fundit u shpreh se komunizmi ka vdekur në 1989.
Pjesë nga debati
Arlind Qori: Në Shqipërinë tonë i thuhet komunist kujtdo, i thuhet Sali Berishës, Edi Ramës…
Ermal Hasimja: Marksist.
Arlind Qori: Debatoja unë një herë me Henri Çilin dhe thonin sa mirë ai bëre atij komunistit, pra kujtonte se komunisti ishte z. Çili, me një konfuzion të madh se kush është komunist. Nëse “Lëvizja Bashkë” është komuniste apo jo, mjafton të lexosh programin e saj, lexohen programet e partive të tjera nëpër botë, shihen programet..
Ermal Hasimja: Jeni marksist apo jo?
Arlind Qori: Dhe arrihet në përfundim…Zoti Hasimja duhet ta dijë, ose shpresoj ta dijë që komunizëm do të thotë një shoqëri pa klasa, pa shtet dhe me pronësi të përbashkët të mjeteve të prodhimit. Në nuk kërkojmë një shoqëri pa klasa, pa shtet dhe as me pronësi kolektive. Që ta quash tjetrin komunist, do të duhet të plotësojë këto tre kushte së bashku. “Lëvizja Bashkë” nuk është një lëvizje komuniste. Programi dhe fryma…
Ermal Hasimja: Zoti Qori, a jeni marksist apo jo? Po ose jo, është e thjeshtë fare.
Arlind Qori: Do të dal edhe aty. Idetë dhe programi ynë gjenden të materializuara nga vendet e Evropës Perëndimore dhe Veriore, në ato vende ku kanë krijuar shtetin social. Komunizmi ka lindur si ide në vitin 1848 dhe ka vdekur në 1989. Sot edhe të duash nuk je dot komunist. Edhe republika Popullore e Kinës që deklarativisht udhëhiqet nga Partia Komuniste është fund e krye kapitaliste. Zoti Hasimja më pyet a je marksist. Unë jam tifoz me bajernin e Mynihut, jo me Marksin, Hegelin as me Niçen, as Platonin. I studioj, i vlerësoj.
Arlind Qori dhe Ermal Hasimja kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me mediat dhe censurën e tyre.
Diskutimi lindi nga polemika e Arlind Qorit në emisionin Opinion, ku pretendoi se nuk ftohet në TV Klan për shkak se flet kundër oligarkëve.
Debati:
Ermal Hasimja: Sot ke ftuar në emision zotin Qorin. Nuk e ke ftuar si person anonim, jo vetëm sepse doli në emision te Fevziu, e ke ftuar sepse është një person i njohur. Nuk është një person që i mungon hapësira televizive. Pretendimi për mungesën e hapësirës është patetik. Si është bërë i njohur zoti Qori? Me instrumentin kryesor të njohjes, televizionet. Po nisemi nga konstatimi që ka elementë të ndryshëm, oligarkë, biznese, firma, që ndikojnë politikat editoriale të televizioneve. Po është e vërtetë. Unë si qytetar mendoj se do të ishte mirë që TV të ishin të pavarura. Si bëhen këto? Në cilën mënyrë e vendos metrin e pavarësisë? Në çfarë mënyre e cakton që kushtet e minatorëve në Bulqizë janë katastrofike, apo janë të mira? Pse duhet të konsiderojmë atë që thotë zoti Qori, apo dikush tjetër si e vërtetë universale? Demokracia ka pluralitetin e mendimeve. Një tjetër, zoti Qori ankohet për pabarazi. Me kë? Me PS që merr 1 milion vota, apo PD që merr 400 mijë vota në ditën më të keqe? Patjetër. Po kush je ti që nuk je sprovuar në asgjë, të kesh baraza me ata? Ta ngresh veten në piedestal dhe të thuahs nuk po më trajtojnë në mënyrë të barabartë?
Arlind Qori: Nga zoti Hasimja pres ndershmëri akademike. Kur thotë nuk e njeh askush partinë apo mua, unë jam kryetar i një partie, kemi hyrë në zgjedhje për Bashkinë e Tiranës dhe kam dalë i treti. Nëse Hasimja thotë askushi është e padrejtë.
Unë thashë në Top Channel, gjatë kulmit të protestave të pensionistëve, emisioni i zonjës Duma diskutoi për këtë dhe përfaqësues nuk isha unë, kryetari i partisë që po i organizonte pensionistët, por ishte zoti Shabani. Më bëri përshtypje që flitej për pensionet, për protestat e pensionistëve, për kryeministrin që më sulmonte mua, dhe nuk kishte të ftuar përfaqësues nga Lëvizja Bashkë. Kjo më duket censurë.
Në kulmin e grevave të minatorëve, kur flet për Bulqizën, dhe nuk thërret dy palë, këtu cedon profesionalisht. Liria ka edhe përgjegjësi publike. Dallon një televizion që përpiqet ti flasë publikut, eshtë edhe tv kombëtar. Edhe prona private ka shkallë të ekskluziviteti. Një gjë është shtëpia, një gjë është qendra tregtare.
Ju thatë se jam produkt i mediave. Pse më kanë nisur të më ftojë media? Më kishte qejf zoti Fevziu, zoti Rakipi? Unë për herë të parë në Opinon kam dalë në qeshor 2014, hera e dytë që dilja në TV, sepse atë ditë student të universiteteve publike dolëm në protestë. Zoti Fevziu më ka ftuar sepse ka patur interes, sepse kisha qëndrim për atë çështje. Çdo person që më ka ftuar, më ka ftuar sepse i janë dukur interesante veprimet e mia dhe qëndrimet e mia. Nuk të bën media të famshëm nga hiçi, por aktiviteti yt. Kur pesha ime publike rritet, koha televizive pakësohet. Te Fevziu para 2019, dilja 7-8 herë në vit. Prej kontradiktës së fortë me Samir Manes, dola dy herë gjithsej. Këtu është problemi si lidhet media me oligarkinë./TPZ