Anëtarët e Kabinetit të Luftës në Izrael refuzojnë të marrin pjesë në konferencën e Netanyahut

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Galant dhe anëtari i Kabinetit të Luftës, Benny Gantz nuk pranuan të marrin pjesë në konferencën për media që mbajti kryeministri Benjamin Netanyahu. Brenda Kabinetit të Luftës, i cili u formua nën udhëheqjen e Netanyahut pas 7 tetorit në Izrael dhe në të cilin janë anëtarë Galant dhe Gantz ka mosmarrëveshje në lidhje me komandën e luftës dhe shkëmbimin e pengjeve.

Sipas mediave izraelite, këtyre mosmarrëveshjeve i është shtuar edhe një tjetër e re. Në një deklaratë në platformën e medias sociale të televizionit shtetëror izraelit KAN, thuhet se Galant dhe Gantz kanë refuzuar të marrin pjesë në konferencën për media të mbajtur nga Netanyahu në Tel Aviv.

Në deklaratë nuk jepen informacione se pse Galant dhe Gantz e kanë marrë këtë vendim./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne