Anëtarët e MEK të përballen me ligjin: Shoqata “ASILA” kërkon informacion zyrtarë nga prokuroria!

Përmes një kërkese për informacion drejtuar Policisë së Durrësit, Shoqata Asila kërkon të vihet në dijeni se çfarë ka ndodhur me anetarët e dhunshëm të MEK.

Shoqata ASILA me kryetar z. Dashamir Mersuli ka thënë se sulmi ishte tepër i dhunshëm dhe se duhet dënuar me ashpërsinë e ligjit këta terrorist të MEK me në krye Maryam Rajavi.

Në shkresën e firmosur nga kryetari i Shoqatës Dashamir Mersuli dhe Sekretari i Pergjithshëm Gjergji Thanasi citohet edhe deklarimi i kryeministrit Edi Rama për ndalimin e veprimtarive politike dhe të dhunshme nga Shqipëria.

Statusi I plotë i Gjergji Thanasit:

Shoqata “ASILA” e perfaqesuar nga kryetari i saj z. Dashamir Mersuli i kerkon zyrtarisht Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durres informacion per incidentin, sulmin e dhunshem te shkaktuar nga MEK (Kulti Rajavi, iranianet ne Manez) ne Panairin e Librit ne Durres ne gusht 2022.

Z. Mersuli e ben nje kerkese se tille pasi policia e Durresit na informoi zyrtarisht ne si pale e demtuar, qe materialet e ceshtjes policia ia ka derguar prokurorise per ndjekje te metejshme.

Besoj se ish terroristet iraniane te mbyllur ne Kampin ne Manez do te perballen me nje kalvar gjyqesor per shkelje te disa neneve te Kodit Penale te Republikes se Shqiperise. Dhuna publike diten me diell e ushtruara nga anetare te Kultit Rajavi ne Durres, qyteti I dyte me I madh I Shqiperise do te perballen me ashpersine e ligjit.

Shoqata “ASILA” ka bindjen e patundur se drejtesia vonon, por nuk harron!!!!!/gazetaimpakt 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne