Izraeli le pa buke 2 milion muslimane. I pret buken dhe ujin Gazes

Pas 48 orësh luftime, ushtria izraelite ka marrë kontrollin e të gjitha zona rreth Gazas në të cilat kishin arritur të hynin njerëzit e armatosur të Hamasit bëri të ditur ushtria izraelite.

Ndërkohë forcat izraelite kanë ndërmarrë një sulm në shkallë të gjerë në disa qendra strategjike të Hamasit në Gaza thanë forcat izraelite të Mbrojtjes në një deklaratë të hënën (9 tetor 2023)

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka urdhëruar një rrethim të plotë të Rripit të Gazës dhe ndalimin e furnizimeve me ushqim, benzinë dhe energji elektrike.  “Kam urdhëruar një rrethim të plotë: nuk do të ketë energji elektrike, ushqim, benzinë. Gjithçka është e mbyllur,” tha Gallant pas një konsultimi sigurie në Komandën Jugore në Beersheba.

Grupi militant islamist nisi sulmin të shtunën në mëngjes, 7 tetor 2023,  duke lëshuar raketa në Izrael ndërsa shumë lufëtarë të armatosur kapërcyen kufirin e fortifikuar që kishte ndërtuar Tel Avivi për të mos lejuar të hynin palestinezët e Rripit të Gazës.

Më shumë se 800 persona janë vrarë dhe 2500 të plagosur deri tani gjatë sulmit të Hamasit në Izrael. Mes viktimave ka dhe shtetas me kombësi të huaj apo me dy shtesësi, nga Brazili, Franca, Meksika, Nepali, Tajlanda, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA. Shumë prej viktimave janë të rinj dhe ishin pjesëmarrës në festivalin “Supernova” ku janë gjetur trupat e pajetë të 260 personave. 750 persona rezultojnë të zhdukur ndërsa Hamasi ka konfirmuar se ka marrë peng 100 persona. Mes tyre mendohet të jenë dhe shtetas amerikane e gjermanë.

Ushtria izraelite thotë se kanë goditur 500 objektiva të Hamasit, mes tyre dhe Bankën Kombëtare Islamike. Në Gaza numri i të vdekurve nga kundërsulmi izraelit ka arritur në 436 dhe mbi 2270 të plagosur, raporton ministri i Shëndetësisë i Rripit të Gazas.

Bombardimet izraelite vijojnë dhe në Bregu Perëndimor ku flitet për 15 palestinezë të vrarë. Sirenat ranë të hënën dhe në zonën e Tel Avivit dhe në Jerusalem dhe dëshmitarë në qytetin e shenjtë thonë se ka pasur shpërthime.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm Forcat e Mbrojtjes izraelite deklaruan se kishin kapur 80 militantë.

Irani ka deklaruar se e mbështet Hamasin në veprimet e tij por ka mohuar kategorikisht përfshirjen. Ndërkaq Shtetet e Bashkuara dërguan anije dhe avionë ushtarakë më pranë Izraelit në Mesdheun Lindor në një demonstrim mbështetjeje pas sulmit të Hamasit. Bashkimi Europian nga ana tjetër ka vendosur të pezullojë menjëherë pagesat e destinuara për popullsinë palestineze në pritje të rishikimit të programeve të ndihmës të zbatuara tashmë për një total prej 691 milionë eurosh.

Liga Arabe ka dënuar dhunën nga të dyja palët, ndërsa Rusia paralajmëron se forca të tjera mund të përfshihen./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne