Anëtari i PE-së, Wallace: Popujt e Evropës janë në anën e Gazës, ndryshe nga qeveritë

Deputeti irlandez i Parlamentit Evropian (PE), Mick Wallace tha se popujt e Evropës janë në anën e popullit të Palestinës, ndryshe nga qeveritë e tyre që mbështesin Izraelin. Në një postim nga llogaria e tij në median sociale X, Wallace tha se “Që nga fillimi i gjenocidit në Gaza e deri më tani” Asambleja e Përgjithshme e PE-së është mbledhur katër herë në qytetin Strasburg të Francës por që në këto takime nuk është marrë vendim për Gazën.

“Në PE nuk është marrë “vendim i mjaftueshëm” as për “luftën ‘proxy’ SHBA-NATO në Ukrainë”, tha Wallace i cili kritikoi pozicionin e PE-së me fjalët: “Nuk deshëm armëpushim në Ukrainë ose në Gaza, sepse nuk dëshironte Perandoria Amerikane”. Gjithashtu në postimin e tij, Wallace ndau edhe një pjesë nga fjalimi gjatë pjesëmarrjes së tij në protestën në mbështetje të Palestinës.

Në fjalimin e tij, eurodeputeti irlandez kritikon vizitën e zhvilluar pas 7 tetorit në Tel Aviv nga presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ndërsa e akuzon Von der Leyen për “ndezjen e dritës së gjelbër për gjenocidin e Izraelit ndaj popullit të Palestinës”. Wallace thekson se në ndërtesat zyrtare në Evropë u vendosën flamuj izraelitë si shenjë mbështetjeje për Izraelin, ndërsa nuk u veprua e njëjta gjë për Palestinën.

“Në disa vende të Evropës nuk lejohen madje as mbajtja e flamujve palestinezë”, tha Wallace duke shtuar se “Bashkimi Evropian i (ngritur mbi) vlerat evropiane, të cilat ne i zbuluam se cilat janë vlerat e tyre (të BE-së). Ata nuk kanë vlera, kanë interesa”. Ai tërhoqi vëmendjen se interesat e BE-së përputhen me “planin sionist të Izraelit për kolonët pushtues” dhe se “evropianët (qeveritë) nuk kanë ndryshuar linjat e tyre, ata janë ende në anën e kolonizatorëve”.

Wallace në lidhje me (popujt) evropianë, të cilët ndryshe nga qeveritë e tyre ofrojnë mbështetje ndaj Palestinës për çështjen e Gazës tha se “Popujt e Evropës janë në një pozicion ndryshe. Mbi 80 për qind e politikanëve mbështesin shtetin e aparteidit të Izraelit por më shumë se 90 për qind e popujve evropianë janë në anën e palestinezëve që persekutohen”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne