Anëtari Pajazit Jashari e pranon: Serbët pjesë në Lëvizjen e Decanit. Kujt po i shërben kjo lëvizje?

Anëtari i grupit anti-muslimane dhe anti-shqiptare “Lëvizja e Decanit” Pajazit Jashari, që tani e ka ndërruar edhe emrin në Bojk Breca ka pranuar për herë të parë se pjesë e lëvizjes islamofove dhe anti-shqiptare në Decan janë edhe serbë.

Pas akuzave në rrjetet sociale se Breca është u lidhur me qarqe serbe kundër Kosovës dhe Shqiptarëve, i ftuar në Emisionin “Kosova today” në Klan Kosova, Breca pranoi se pjesë e grupit janë edhe anëtarë të komunitetit Serb.

Me gojën e tij, Breca përmendi emrat e shoqatave që janë pjesë e Lëvizjes së Decanit ku ai është anëtarë, mes tyre edhe shoqatë serbe.

Pjesëmarrjen e tyre, Breca e quajti normale pasi janë komunitet dhe pjese e lëvizjes janë si komunitetet e tjera që jetojnë në Kosovë.

“Ka serbë, ka boshnjakë. Të gjitha komunitetet që kanë jetuar në kosovë i janë bashkangjitur kësaj organizatës tonë që ne kemi bërë”, tha ai duke shtuar më tej edhe përbërjen e kryesisë apo bashkëthemeluesve të lëvizjes, “Anëtarë e saj jam unë, Millosh Vujovic është një plak, burri i deputetes së Kosovës Ladmilla Bojevic, Fatime Jashari, Arlinda Nika dhe Nebojsha Vujevici”, tha Breca, ish-Pajazit Jashari.

Lëvizja e Decanit ka për qëllim ndryshimin e identitetit kombëtar dhe fetar të shqiptarëve të Kosovës, vecanërisht duke sulmuar muslimanët dhe kërkuar prej tyre të lënë fenë islame për t’ju bashkuar “Shqiptarisë”.

Pas kësaj lëvizje sic e pranoi edhe Pajazit Jashari, ose Bojk Breca fshihen Serbët, si anëtarë kryesorë të “Lëvizja e Decanit” që nisi në Decan dhe Llap të Kosovës. /GazetaImpakt/

 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne