Ankaraja në koordinim me Amanin dhe Kajron për armëpushimin dhe ndihmat në Gaza

Hakan Fidan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij jordanez dhe atë egjiptan. Diskutimet u përqëndruan në përpjekjet humanitare, si dhe në hapat e ndërmarra për ta bërë armëpushimin të përhershëm.

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, zhvilloi të premten biseda telefonike me homologët e tij të Jordanisë dhe Egjipti, Ayman Safadi dhe Badr Abdelatty.

Sipas burimeve diplomatike turke, bisedat u përqendruan në përpjekjet në vijim për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, si dhe në hapat e ndërmarra për ta bërë armëpushimin të përhershëm.

Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme rreth diskutimeve./trtbalkan

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne