Ankimi i Veliajt për shkarkimin nga detyra në Gjykatën Kushtetuese, ish-kryebashkiaku do të jetë i pranishëm në seancë

Më 31 do të mbahet seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit ka anikmuar vendimin për shkarkimin e tij nga detyra.

Gjykata Kushtetuese sqaron se Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë, madje atij i jepet dhe e drejta për të folur në seancë.

NJOTIMI I GJYKATES 
Gjykata Kushtetuese, bazuar në nenet 21, pika 1 dhe 38, pikat 1 dhe 2 të ligjit nr. 8577, të ndryshuar, me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 09.10.2025, ka njoftuar kërkuesin Erion Veliaj për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike në 31.10.2025.

Gjithashtu, ju informojmë se Gjykata Kushtetuese me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 13.10.2025, ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve duke e vënë në dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe marrjen e masave për shoqërimin e zotit Erion Veliaj në seancën plenare publike në rast se do të shprehej vullneti për marrjen pjesë personalisht në gjykim.

Në vijim, në datën 20.10.2025, pas shprehjes së vullnetit të kërkuesit, Gjykata ka njoftuar edhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me sa më sipër./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne