Ankimoi vendimin për refuzimin e lejes së betimit si kryebashkiak, Apeli shtyn seancën për Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për në 24 janar shqyrtimin e ankimit të Fredi Belerit kundër vendimit që i refuzoi lejen e posaçme për t’u betuar si kryebashkiak. Seanca në Apel dështoi pasi përfaqësuesi ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka qenë pa prokurë.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin, çka ka acaruar edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, me deklarata nga krerët e të shteteve./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne