Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë së Gazës, Ashraf al-Qidra. Banorët thanë se bombardimet nga ajri, toka dhe deti ishin më intensivet në Gazën jugore që nga fillimi i luftës në tetor.

Izraeli nisi një ofensivë javën e kaluar për të marrë në kontroll Khan Yunis, për të cilin tani thotë se është selia kryesore e militantëve të Hamasit përgjegjës për sulmet e 7 tetorit, në të cilat u vranë rreth 1200 njerëz./BW