Demonstrata e mijëra njerëzve në Bruksel kundër regjimit sionist

Mijëra qytetarë të Brukselit, kryeqytetit të Belgjikës, dolën në rrugë në mbështetje të popullit të Gazës dhe për shprehjen e kundërshtimit dhe neverisë ndaj regjimit izraelit.

Sipas agjencisë së lajmeve Anatolia, pasi u mblodhën para stacionit hekurudhor të Brukselit, demonstruesit u zhvendosën drejt një prej shesheve të rëndësishme të qytetit. Demonstruesit brohorisnin slogane “drejtësi për Palestinën” dhe tabela me temat “shpëtoni fëmijët e Gazës”, “armëpushim”. Ata gjithashtu mbanin flamurin e Palestinës dhe Afrikës së Jugut, e cila ka paraqitur një ankesë kundër gjenocidit të Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Autoritetet belge ditët e fundit kanë kritikuar dhunën e regjimit izraelit kundër civilëve në Gaza.

Ministrja e Bashkëpunimit për Zhvillim, Caroline Ganz të premten e kaluar tha: “Belgjika përsërit mbështetjen e saj të plotë për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe nëse Gjykata Botërore i kërkon Izraelit të ndalojë operacionet e tij ushtarake në Gaza, vendi ynë do ta mbështesë plotësisht. Qindra mijëra spanjollë demonstruan gjithashtu në të gjithë vendin të shtunën në shenjë proteste kundër sulmeve të vazhdueshme të regjimit izraelit në Rripin e Gazës. Demonstruesit akuzuan Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian se mbështesin Izraelin dhe i kërkuan Madridit të ndalojë mbështetjen e Tel Avivit dhe të ndërmarrë hapa konkretë drejt një armëpushimi të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar për t’i dhënë fund luftës./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne