Irlanda mbështet ankesën e Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist

Duke dënuar krimet e kryera nga regjimi sionist në Rripin e Gazës, kryeministri i Irlandës njoftoi se ky vend mbështet ankesën e Afrikës së Jugut kundër këtij regjimi në Gjykatën e Hagës.

Sipas Independent, kryeministri irlandez Michael Martin, duke dënuar krimet e regjimit sionist në Rripin e Gazës, njoftoi se ky vend mbështet çështjen e ngritur nga qeveria e Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist për gjenocidin ndaj popullit palestinez në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe synon të bashkohet me këtë nismë. Kryeministri i Irlandës në një intervistë për R. T. E tha: Izraeli duhet të mbahet përgjegjës për atë që bën.

Unë dënoj bombardimet e vazhdueshme të Rripit të Gazës. Ky bombardim është tronditës dhe i tmerrshëm dhe aspak i justifikuar. Kryeministri i Irlandës, i cili është edhe në krye të ministrisë së jashtme të këtij vendi, shtoi: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është duke hetuar këtë rast lidhur me krimet e luftës, përfshirë gjenocidin dhe çështja aktualisht është në fazën e hetimit. Afrika e Jugut ka një çështje paraprake në proces në këtë gjykatë dhe Izraeli i është përgjigjur, ndërkohë që praktikisht askush nuk i është bashkuar kësaj nisme dhe në fazën aktuale askush nuk mund t’i bashkohet./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne