Agresioni rus, Rama: Samit në Tiranë për Ukrainën, i pranishëm edhe presidenti Zelensky

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë me gazetarët pas ps takimit me liderët e Ballkanit në Shkup. Ai lajmëroi se në Tiranë do të mbahet Samit për Ukrainën, ndërsa bëri me dije se prezent do jetë dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Pjesë nga pyetje-përgjigjet mes Ramës dhe gazetarëve:

Ky takim vjen pas disa deklaratave të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, por edhe disa mediave prestigjioze europiane, siç është gazeta gjermane “Bild” në lidhje me çështjet e sigurisë. U ndalët gjatë këtyre orëve në Shkup, diskutuat për çështjet e sigurisë edhe me përfaqësuesit amerikanë?

Rama: Jo çështjet e sigurisë nuk kanë qenë temë e takimit të sotëm, ndërkohë që patjetër janë prekur në mënyrë thjeshtë parimore apo dhe mbase të detajuar në takimet bilaterale, por gjëja tjetër që unë besoj është e rëndësishme të them sot këtu me ju është se po përgatisim një samit në Tiranë për Ukrainën dhe do të kemi të pranishëm Presidentin Zelenskyy, ndërkohë që paralelisht me të do përpiqemi që në atë hark kohor të kemi edhe takimin tjetër të liderëve të rajonit me përfaqësuesit e sotëm dhe që janë ata që do të ndjekin këtë proces të Komisionit Europian dhe administratës amerikane për të bërë një bilanc të këtij muaji nga sot deri në fund të shkurtit dhe për të vazhduar të punojmë me ritmin e përshpejtuar që diktohet edhe nga proceset që janë sot në Europë, sepse ka zgjedhje të reja dhe parlament të ri dhe në do të kapim datat dhe mundësisht të mbyllim këtë paketë, duke bërë ne punën tonë, brenda afateve që ka kjo administratë që është sot në pushtet.
Samiti ka një teme të caktuar?

Rama: Është një samit në mbështetje të Ukrainë dhe për të diskutuar me Presidentin e Ukrainas me dhe me njëri-tjetrin, lidhur me sfidat e sigurisë pikërisht.

-Zoti kryeministër, ambicia e diplomacisë tonë është që të përafrojmë integrimin e Kosovës në NATO së afërmi. Pritet të ketë hapa konkret në samitin e radhës që është në Uashington?

Kryeministri Edi Rama: Kjo është një punë që bëhet përditë dhe nuk është diçka që është në një datë, apo datë tjetër. Kjo është një përpjekje e përditshme që ne bëjmë.

Në fakt doja t’iu pyesja për takimin tuaj bilateral me Ndihmës Sekretarin e Shtetit. Kishte mesazhe specifike që nuk kanë të bëjnë ndoshta thjeshtë me Shqipërinë, por me rajonin?

Rama: Kemi folur për të dyja, edhe për Shqipërinë edhe për rajonin natyrisht, sepse për të dyja mund të flisnim dhe flasim gjithmonë dhe besoj që marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë ndonjëherë më të mira, nuk kanë qenë ndonjëherë më të afërta, nuk kanë qenë ndonjëherë më produktive, ashtu si kundër besoj që dhe roli ynë në rajon nuk ka qenë ndonjëherë më i qartë sesa pikërisht në këtë moment kur është dhënë një tjetër shembull që të gjithë duhet të jenë në tryezë, të gjithë duhet të punojnë bashkë. Nuk është e nevojshme, do të ishte e dëshirueshme. Por nuk është e nevojshme që kur të ulesh në një tryezë me një grup njerëzish, mos të kesh asnjë problem me asnjërin, mund të kesh shumë gjëra me të cilat nuk je dakord dhe për të cilat përpiqesh dhe bën betejën tënde në instancat dhe hapësirat e duhura, por kur flitet për një gjë kaq të mirë, kaq pozitive, kaq shumë të nevojshme për të gjithë popujt tanë, për të gjitha vendet tona, atëherë tryeza është i vetmi vend ku trajtohen çështje që lidhen me rritjen ekonomike, që lidhen me rritjen e mirëqenies, që lidhen me përshpejtimin e të gjithë fazave që na bashkojnë përfundimisht me Bashkimin Europian./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne