Të afërmit e pengjeve izraelite në Gaza bastisin parlamentin izraelit

Një grup i të afërmve të pengjeve të mbajtur nga grupi palestinez Hamas në Gaza kanë bastisur parlamentin izraelit (Knesset) dhe kanë kërkuar nga deputetët të punojnë për një marrëveshje të re për shkëmbimin e të burgosurve. Një grup familjarësh i pengjeve tejkaluan pengesat e rojeve të sigurisë dhe hyrën në sallën ku mbahej mbledhja e Komisionit të Financave në parlamentin izraelit në Kudsin Perëndimor.

Demonstruesit, të veshur me bluza dhe pankarta që shkruanin “Kthejini ata (pengjet)”, u bënë thirrje deputetëve për një shkëmbim të ri të të burgosurve me Hamasin. Në videot e postuara në rrjetet sociale shihej se tensioni rritej herë pas here gjatë bastisjes së familjarëve të pengjeve në parlamentin izraelit.

Në video dëgjohej një nga të afërmit e pengjeve duke bërtitur “Nuk mund të uleni këtu derisa neve na vrasin fëmijët”. Sipas ushtrisë izraelite, në Rripin e Gazës ndodhen 136 pengje izraelite.

Familjarët e pengjeve, të cilët ngritën një tendë dhe protestuan përpara shtëpisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Kudsin Perëndimor, akuzojnë qeverinë për dështimin për të garantuar sigurinë e njerëzve, si dhe bëjnë thirrje për një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur për shpëtimin e pengjeve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne