Apartamentet e reja, tjetër rritje/ Rriten kostot e ndërtimit me 4,2 %, shkak pagat dhe energjia

Apartamentet dhe banesat e reja pritet të jenë më të kushtueshme vitin e ardhshëm, pasi kostot për ndërtuesit janë shtuar. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në përiudhën korrik-shtator ato janë rritur me 4.2%.

Megjithatë, shifra mbetet në raport të ngadalsuar me një vit më parë që ishte 7.2%. Rritja e kostove të ndërtimit pritet që të ndikojnë në formë  direkte në një tjetër valë rritjesh të çmimeve të apartamenteve. Shkaqet kryesore të këtyre kostove janë energjia me 6.6% dhe rritja e pagave të punonjësve në këtë sektor, me 4.8%.

Referuar raportit, të ndara me grupe, çmimet e materialeve të ndërtimit, kryesisht ato hidrosanitare dhe ato të ventilimin u shtrenjtuan me 4.4% secila pasuar nga grupi i materialeve elektrike me 2.5%.

Kujtojmë se pak më herët në raportin shoqërues të Bankës së Shqipërisë, ndërtimi ishte sektori më optimist për ekonominë dhe prisnin një rritje të mëtejshme çmimesh./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne