Ish-ambasadori i SHBA-së në Izrael i bën thirrje kryeministrit izraelit të japë dorëheqje

Ish-ambasadori i SHBA-së në Izrael, Martin Indyk, i bëri thirrje kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të japë dorëheqje nga posti i tij.

Në deklaratën e tij në platformën e mediave sociale X, Indyk deklaroi se Netanyahu duhet të kishte dhënë tashmë dorëheqjen.

Duke theksuar se dëshira e Netanyahut për të qëndruar në pushtet pa marrë parasysh koston është një rrezik i qartë për Izraelin, Indyk tha se: “Unë personalisht kam parë për shumë vite se sa rrezik i madh është Netanyahu për marrëdhëniet SHBA-Izrael”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne